Mirëqenie

kor202019

Për të lënë duhanin, është mirë të përdoren së bashku formulime të ndryshme zëvendësuese

Sipas një artikulli të ri, të publikuar në "Cochrane Library", ka prova të cilësisë së lartë që mbështesin faktin se njerëzit që përdorin një kombinim të terapive të zëvendësimit të nikotinës, veçanërisht një ngjitës të kombinuar me çamçakëz ose tableta, kanë më shumë gjasa ta lënë me sukses duhanin, krahasuar me ata që përdorin vetëm një formulim.
"Disa njerëz mund t'i shqetësojë përdorimi i njëkohshëm i dy formulimeve, por provat nuk tregojnë një rrezik në rritje të ngjarjeve të padëshirueshme", shpjegon Nicola Lindson (Universiteti i Oksfordit, Britani e Madhe), autori kryesor i studimit.

Rishikimi i "Cochrane"-s ka vlerësuar mënyrat e përdorimit të trajtimit zëvendësues për lënien e duhanit, duke shqyrtuar 63 studime me një numër të përgjithshëm prej 41,509 pjesëmarrësish që pinin rreth 15 cigare në ditë dhe që kishin arritur të qëndronin pa duhan për së paku gjashtë muaj.
Kështu, studiuesit zbuluan se pak më shumë se 17% e njerëzve që kombinonin një ngjitës me një lloj tjetër terapie zëvendësuese, kanë qenë në gjendje ta linin duhanin, krahasuar me rreth 14% të njerëzve që përdorën vetëm një formulim. Për më tepër, shanset për të çrrënjosur zakonin, u bënë më të mëdha me përdorimin e çamçakëzit me një dozë më të lartë nikotine (4 mg) krahasuar me një dozë më të ulët (2 mg). Edhe përsa u përket ngjitësve, duket se dozat më të larta të nikotinës (25 mg ose 21 mg) kanë qenë në gjendje t'i rrisnin gjasat që një person të linte duhanin, në krahasim me ngjitësit me dozë të ulët (15 mg ose 14 mg). Megjithatë, do të jenë të nevojshme dëshmi të mëtejshme për të përforcuar këtë përfundim.

Ekspertët kanë vënë në dukje gjithashtu se ka dëshmi që fillimi i terapisë zëvendësuese një ditë para se të lënë duhanin, mund të ndihmojë më shumë njerëz që ta lënë, por edhe për këtë, nevojiten më shumë prova. Disa studime kanë shqyrtuar sigurinë e llojeve të ndryshme të terapive zëvendësuese dhe kanë zbuluar se shumë pak njerëz kanë pasur efekte negative dhe ato që kanë ndodhur, kanë qenë të një rëndësie të vogël, si acarimi i lëkurës ku është vënë ngjitësi ose ulcera në gojë, në rastet e trajtimit me tableta.
 

Cochrane Database Syst Rev. 2019.
Doi: 10.1002/14651858.CD013308
https://doi.org/10.1002/14651858.CD013308


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC