Mirëqenie

kor162020

Joga ka efekte të dobishme mbi depresionin te njerëzit me probleme mendore

Praktika e jogës mund të lehtësojë simptomat depresive te njerëzit me probleme të shëndetit mendor, sipas një përmbledhjeje të botuar në "British Journal of Sports Medicine". Depresioni është shkaku kryesor i aftësisë së kufizuar në të gjithë botën dhe shpesh, ecën paralelisht me problemet e tjera të shëndetit mendor, të tilla si ankthi dhe çrregullimet psikotike.
"Aktiviteti fizik rekomandohet gjerësisht për të lehtësuar simptomat e depresionit. Ne kemi dashur të kuptojmë nëse joga mund të jetë e dobishme për njerëzit me një sërë problemesh të shëndetit mendor dhe nëse kjo praktikë do të kishte përfitime të tjera, siç është shtimi i aftësive të të ushtruarit, rënia në peshë, përmirësimi i cilësisë së gjumit dhe jetës", thotë Jacinta Brinsley, nga Universiteti i Australisë së Jugut "Allied Health and Performance Human", autorja kryesore e studimit.

Studiuesit analizuan studimet e publikuara deri në maj të vitit 2019 që e krahasuan jogën me trajtimin standard, pa asnjë trajtim ose mbështetje autonome (libra, informacione mbi shëndetin dhe mbështetje nga miqtë e familja). Hulumtimi identifikoi 19 studime klinike ndërkombëtare që përfshinin gjithsej 1,080 të rritur me probleme të ndryshme të shëndetit mendor, duke përfshirë ankthin e përgjithësuar, çrregullimet e humorit, çrregullimin e stresit posttraumatik, lodhjen, çrregullimet psikotike, çrregullimet e panikut dhe abuzimin me substanca. Praktika e propozuar e jogës përfshin një kombinim lëvizjeje, për më shumë se gjysmën e seancës dhe ushtrime të frymëmarrjes dhe mendjes (mindfulness).
Llojet e jogës përfshinin: hatha, vinyasa, svyasa, kundalini e kripalu dhe çdo seancë javore zgjati 20 deri 90 minuta për një periudhë mesatare prej afro 2.5 muajsh. Kështu, të dhënat e 13 prej 19 studimeve treguan se joga ka lehtësuar simptomat depresive në krahasim me trajtimin standard, pa trajtim ose mbështetje autonome. Analizat e mëtutjeshme zbuluan se sa më i madh të ishte numri i seancave javore të jogës të përfunduara, aq më i madh është efekti në simptomat depresive. Përkundër disa kufizimeve të studimit, ekspertët besojnë se joga është efektive në këtë kontekst dhe se mund të jetë veçanërisht e dobishme për ata që normalisht nuk bëjnë ushtrime.


British J Sports Med 2020. Doi: 10.1136/bjsports-2019-101242
http://dx.doi.org/10.1136/bjsports-2019-101242


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC