Mirëqenie

tet132020

Covid-19. Shtohet konsumi i alkoolit. Studimi kërkimor botohet në "Jama"

Sipas studimit të botuar në "Jama Network Open", konsumi i alkoolit është rritur krahasuar me parapandeminë Covid-19. Ky studim, në formën e një letre kërkimore analizoi të dhënat e 1,540 të rriturve që ishin përgjigjur në një sondazh në periudhën midis prillit dhe qershorit të vitit 2019 dhe pastaj midis majit dhe qershorit të vitit 2020, pra, pas ardhjes së Covid-19 dhe nisjes së karantinës e distancimit shoqëror.

Ekipi hulumtues, i udhëhequr nga Michael Pollard, i Rand Corporation në Santa Monika, Kaliforni, vuri re një shtim të frekuencës së konsumit të përgjithshëm të alkoolit. Kjo rritje ishte 0.74 ditë, që përfaqëson një rritje prej 14% nga vlera fillestare prej 5.48 ditësh. Rritja e konsumit të alkoolit ndodhi gjithashtu te gratë (me 0.78 ditë, që përfaqëson një rritje prej 17% nga baza fillestare prej 4.48 ditësh), te njerëzit e moshës 30 deri në 59 vjeç (nga 0.93 ditë, që përfaqëson një rritje prej 19% nga baza fillestare prej 4.98 ditësh) dhe midis njerëzve të bardhë jo-hispanikë (prej 0.66 ditësh, që përfaqëson një rritje prej 10% nga baza fillestare prej 6.46 ditësh).

Studiuesit zbuluan se mesatarisht tre në katër të rritur konsumonin alkool të paktën një ditë në muaj. Midis grave, ka pasur gjithashtu një rritje në "pirjen e rëndë" (e barabartë me 0.18 ditë, e cila përfaqëson një rritje prej 41% nga fillimi prej 0.44 ditësh) dhe një rritje prej 0.09 në shkallën (Short Inventory of Problems) që vlerëson pasojat e pafavorshme që lidhen me konsumimin e alkoolit. "Këto informacione sugjerojnë një mënyrë tjetër me anë të së cilës pandemia mund të ndikojë në shëndetin fizik dhe mendor të amerikanëve", thanë autorët.

 

Jama Netw Open. 2020. Doi: 10.1001/jamanetworkopen.2020.22942
https://doi.org/10.1001/jamanetworkopen.2020.22942


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC