Shëndetësi

pri222022

9 ministra italianë në hetim për emergjencën Covid dhe karantinën. Kërkesa sensacionale e prokurorisë së Romës

E bujshme në Prokurorinë Publike të Romës: më 28 mars, hetuesit kanë futur në regjistrin e të dyshuarve ministrat ende në detyrë të qeverisë italiane: ministrin e Shëndetësisë Roberto Speranza, të Punëve të Jashtme, Luigi Di Maio, të Punëve të Brendshme Luciana Lamorgese dhe të Mbrojtjes, Lorenzo Guerini, ashtu si dhe ish-titullarët e Ekonomisë Roberto Gualtieri, të Drejtësisë Alfonso Bonafede, të Infrastrukturës dhe Transportit Paola De Micheli, të Arsimit Lucia Azzolina dhe të Mjedisit Sergio Costa. Me pak fjalë, gjysma e qeverisë Conte është aktualisht nën hetim, e akuzuar për vepra kriminale që lidhen me urgjencën Covid dhe karantinat e vazhdueshme.
Siç raportohet nga Patrizia Floder Reitter në "La Verità", "hipotezat e krimit variojnë nga uzurpimi i pushtetit politik deri te shpërdorimi i rëndë i detyrës, nga rrëmbimi, tek alarmi, nga dhuna private te publikimi ose përhapja e lajmeve të rreme, të ekzagjeruara ose tendencioze, për të prishur rendin publik". Akuza të rënda.

Një varg sjelljesh mbresëlënëse për të cilat ata do të duhet t'i përgjigjen gjyqësorit dhe qytetarëve, në lidhje me mënyrën se si e trajtuan pandeminë. "Akti formal është pasojë e një ankese të paraqitur më 12 mars të vitit të kaluar nga një grup profesionistësh, përfshirë mjekë, avokatë dhe një marshall i Policisë Financiare, të cilët iu drejtuan Prokurorit Publik të Katanias pasi kishin mbledhur një dokumentacion të konsiderueshëm kundër disa politikanëve që ata besojnë se janë përgjegjës për krimet e supozuara. Nga Katania, ankesa përfundoi në Romë dhe duket se është mbledhur një dosje me qindra dokumente formale përmes së cilës qytetarë dhe shoqata nga e gjithë Italia kanë vënë në dijeni organet gjyqësore mbi fakte që mund të përbëjnë informacion në lidhje me krimin për të cilin janë akuzuar" ministrat e ndryshëm të përfshirë në hetim.

Pothuajse të gjitha akuzat në denoncimin e marsit 2021 u pranuan dhe janë shumë të rënda. "Ankuesit kërkuan që të nisin 33 hetime dhe të konstatohet ekzistenca aktuale e profileve të falsitetit të shumëfishtë, arbitraritetit në ushtrimin e pushtetit politik që i atribuohet me ligj Parlamentit, të shfrytëzimit të lajmeve të pavërteta shkencore dhe/ose mjekësore dhe/ose epidemiologjike, ose manipulim me keqdashje të informacionit të vërtetë shkencërisht, me qëllimin për t'i imponuar opinionit publik (dhe për rrjedhojë, edhe të zgjedhurve në Parlament [...] me pasojë cenimin e së drejtës për elektorat pasiv të konsiderueshëm [.. .] një histori të rreme pandemike që synon kufizimin e të drejtave kushtetuese dhe politike të qytetarëve".

Ankesa e drejton gishtin jo vetëm drejt ministrave, por edhe drejt "Walter Ricciardi-t dhe obsesionit të tij për karantinim", si dhe drejt virologëve kryesorë televizivë që kanë këmbëngulur për muaj të tërë "për të vendosur masa drastike të izolimit social". Ndër hetimet e kërkuara, është edhe ai që ka për qëllim njohjen e "kritereve tekniko-shkencore të miratuara për krijimin e projeksioneve afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata të përpunuara nga të ashtuquajturit ekspertë" dhe motivimin shkencor "të vendimit për shtrimin në spital në periudhën verë-vjeshtë të vitit 2020 në të gjithë territorin kombëtar të shumë subjekteve asimptomatike, vetëm e vetëm sepse kishin rezultuar pozitivë në tampon".

Më në fund, u kërkua një listë e të gjithë atyre që kryen testin "për të verifikuar nëse shifra ishte reale", kur u deklaruan rritje rekord të rezultateve pozitive në 24 orë. Dhe, për të verifikuar arsyen e "margjinalizimit të vazhdueshëm e këmbëngulës nga autoriteti shëndetësor kombëtar, të pothuajse të gjitha trajtimeve, të përcaktuara në mënyrë përçmuese si 'alternativa'". Ankuesit gjithashtu kërkojnë të dinë "kush janë, çfarë titujsh akademikë, teknikë dhe çfarë aftësish zotërojnë ekspertët e vetëquajtur të cilët i kanë sugjeruar Ministrisë së Shëndetësisë të vendosë përdorimin e maskave dhe distancimin social edhe për nxënësit e shkollave në rihapjen në shtator 2020".

 

Blerina Çizmja

Burimi: Il paragone


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC