Mirëqenie

jan122023

Ushqimet shumë të përpunuara shkaktojnë varësi të ngjashme me atë ndaj duhanit

Dy studime të publikuar së fundi kanë arritur në përfundimin se ushqimet shumë të përpunuara çojnë në një varësi të ngjashme me atë të shkaktuar nga duhani.

Puna e parë, e koordinuar nga Jen Unwin (Public Health Collaboration, Londër) dhe e publikuar në Frontiers in Psychiatry, tregoi se ndjekja e një dietë me pak karbohidrate të kombinuar edhe me mbështetje psikoedukative,  reduktoi ndjeshëm simptomat e varësisë ndaj ushqimit në një grup të ndryshëm individësh në të cilin jo të gjithë ishin mbipeshë ose obezë.

"Varësia ndaj ushqimit, veçanërisht varësia ndaj ushqimit shumë të përpunuar, është diskutuar në mijëra botime. Edhe pse 20% e të rriturve i plotësojnë kriteret për këtë gjendje, ajo nuk është një diagnozë klinike e njohur, kështu që ka mungesë të protokolleve të testuara të trajtimit dhe të të dhënave të publikuara", shpjegon Unwin.

Ndërhyrja u zhvillua në seanca javore për 10-14 javë dhe uli ndjeshëm simptomat e varësisë ndaj ushqimit në të gjitha mjediset dhe gjithashtu përmirësoi mirëqenien mendore. Autorët theksojnë se nevojiten më shumë kërkime për të vlerësuar dhe krahasuar ndërhyrjet afatgjata për këtë gjendje komplekse dhe gjithnjë e më të rëndë.

Studimi i dytë, i udhëhequr nga Ashley Gearhardt (University of Michigan) tregoi se aftësia e ushqimeve shumë të përpunuara (HPF) për të dhënë me shpejtësi doza të larta të karbohidrateve dhe yndyrave të rafinuara dhe është vendimtare për mundësinë e krijimit të varësisë.

Studiuesit vunë në dukje se në vitin 1988 Surgeon General lëshoi një raport i cili identifikoi produktet e duhanit të afta për të krijuar varësi duke u bazuar në tre kritere shkencore parësore, përkatësisht aftësinë e tyre për të shkaktuar përdorim shumë të kontrolluar ose kompulsiv, aftësinë e tyre për të shkaktuar efekte psikoaktive përmes efektit në tru dhe atë të përforcimit të një sjelljeje.

Ekspertët vlerësuan këto tre kritere kundrejt ushqimit shumë të përpunuar dhe vunë në dukje se ato janë standarde shkencërisht të vlefshme për vlerësimin e varësisë ndaj ushqimeve të tilla.

 

Frontiers in Psychiatry 2022. Doi: 10.3389/fpsyt.2022.1005523
https://doi.org/10.3389/fpsyt.2022.1005523

Addiction 2022. Doi: 10.1111/add.16065
https://doi.org/10.1111/add.16065


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC