Mirëqenie

jan312023

Plakja dhe sëmundjet e sistemit nervor. Përfitimet nga antocianinet

Rritja e moshës mesatare njerëzore për shkak të përmirësimit të kushteve të jetesës dhe progresit mjekësor, po shkakton rritje të sëmundjeve neurodegjenerative, të cilat ndikojnë negativisht në shëndetin mendor dhe fiziologjik dhe në cilësinë e jetës së shumë njerëzve. Studimet për të kuptuar gjenezën e këtyre mekanizmave dhe planifikimin e strategjive të ndërhyrjes aktualisht po përqendrojnë vëmendjen në të ashtuquajturin bosht intestin-tru.

Marrëdhënia midis traktit gastrointestinal dhe trurit: boshti intestin-tru

Në fakt, ekziston një marrëdhënie e dyanshme midis traktit gastrointestinal dhe trurit, të cilët së bashku formojnë një sistem - të quajtur boshti intestin-tru - në të cilin të dyja pjesët ndikojnë në mënyrë reciproke. Në këtë ndërveprim, një rol themelor luan mikrobiota intestinale, e cila sot njihet si një rregullator kyç i këtij boshti, sepse komunikon me sistemin nervor qendror nëpërmjet sinjaleve kimike, neuronale dhe imune.

Një rishikim i kohëve të fundit ka analizuar aftësinë e antocianineve, substanca kimike të bollshme në matricat me origjinë bimore, për të rregulluar funksionimin e sistemit nervor qendror jo vetëm nëpërmjet veprimit të drejtpërdrejtë në qeliza, por edhe nëpërmjet modulimit të mikrobiotës intestinale.

Antocianinet stimulojnë mikroflorën intestinale

Antocianinet janë një klasë shumë e madhe komponimesh. Kimikisht, ato janë flavonoide të tretshme në ujë që përbëjnë pigmentet e kuqe, blu, portokalli dhe vjollcë të manave, rrushit të zi dhe llojeve të ndryshme të perimeve, tashmë shumë të studiuara për efektin e tyre antioksidues.

Ekzistojnë më shumë se 20 antocianina të njohura në natyrë, ndër të cilat: cianidinën, delfinidinën, malvidinën, peonidinën, petunidinën dhe pelargonidinën, janë gjashtë më të zakonshmet. Ka prova në rritje të rolit të tyre mbrojtës për shëndetin e shikimit dhe sistemin kardiovaskular; kanë një funksion të njohur anti-inflamator dhe antibakterial.

Duke qenë se në intestin antocianinet kanë aftësi të dyfishtë për të nxitur dhe penguar mikrobiotën intestinale; ato mund të pengojnë edhe përhapjen e baktereve patogjene Gram-pozitive (Bacillus subtilis, Staphylococcus aureus dhe Listeria monocytogenes) dhe Gram-negative (Escherichia coli, Salmonella enterica dhe Citrobacter freundi); dhe gjithashtu duken të afta të stimulojnë rritjen e baktereve të dobishme (siç janë Bifidobaterium spp., Lactobacillus, Enterococcus spp.) in vitro dhe te njerëzit.

Efekti indirekt mbrojtës në sistemin nervor përmes boshtit intestin-tru nga antocianinet mund të ndodhtë edhe duke stimuluar mikroflorën intestinale, në veçanti duke vepruar në metabolizmin e triptofanit - për të prodhuar metabolitë që kontrollojnë inflamacionin e SNQ - dhe duke favorizuar prodhimin e butiratit, i cili ka një efekt parandalues në patologjitë neurodegjenerative.

Antocianinet kanë treguar se janë në gjendje të reduktojnë dëmtimin nga radikalet e lira dhe të pengojnë prodhimin e substancave pro-inflamatore drejt qelizave mikroglia (qelizat në tru përgjegjëse kryesisht për mbrojtjen imune). Hulumtimi kërkon studime të mëtejshme, përfundojnë autorët, por rezultatet mund të favorizojnë zhvillimin e teknikave për përdorimin e këtyre substancave natyrale për trajtimin e degjenerimit të sistemit nervor dhe sëmundjeve që vijnë si pasojë e tij.

 

Francesca DeVecchi
Teknologe ushqimore

Burimi:
Nutrients 2023, 15(3), 496; https://doi.org/10.3390/nu15030496


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC