shk212023
Marrja e nitrateve mund të rrisë forcën e muskujve gjatë ushtrimeve fizike
Sipas një studimi të publikuar në "Acta Physiologica", konsumimi i nitrateve dietike rrit ndjeshëm forcën e muskujve gjatë stërvitjes fizike.
"Rezultatet tona ofrojnë një numër të madh provash mbi vetitë e rritjes së performancës së nitrateve dietike, që zakonisht gjenden në lëngun e panxharit", thotë bashkautori Andrew Jones nga Universiteti i Exeterit në Britani, duke theksuar se ky studim ofron provat më të mira të disponueshme deri më sot mbi mekanizmat që qëndrojnë në themel të veprimit të nitrateve dietike për përmirësimin e performancës muskulare të njeriut.
Në fakt, dihej se marrja e nitratit mund të sillte përmirësim të ushtrimet fizike, ndërsa arsyeja e këtij efekti ishte vazhdonte të ishte e paqartë. Edhe pse, vazhdojnë të ekzistojnë dyshime të tjera mbi mënyrat në të cilat trupi konverton nitratin e marrë nga ushqimi në oksid nitrik të përdorur nga qelizat.
Studiuesit më pas kryen një studim ku morën pjesë 10 vullnetarë të shëndetshëm, të cilët u përzgjodhën në mënyrë rastësore për të marrë një sasi të caktuar të nitratit të kaliumit ose të klorurit të kaliumit (placebo).
Më pas u gjurmua shpërndarja e nitrateve të gëlltitura në pështymë, gjak, muskuj dhe urinë të pjesëmarrësve, të cilëve iu kërkua të kryenin 60 kontraktime me intensitet maksimal të kuadricepsit për 5 minuta në një makinë ushtrimore për një orë pas marrjes së nitratit. U vu re një rritje e konsiderueshme e niveleve të nitrateve në muskuj, duke rezultuar në një rritje prej 7% të forcës muskulare gjatë stërvitjes në krahasim me kohën kur pjesëmarrësit morën placebo.
"Ky studim ofron provat e para të drejtpërdrejta që nivelet e nitrateve të muskujve janë të rëndësishme për performancën e ushtrimeve dizike, me sa duket duke vepruar si burim i oksidit nitrik", tha Barbora Piknova nga Instituti Kombëtar i Shëndetit në SHBA.
"Gjetjet tona kanë implikime të rëndësishme jo vetëm në fushën e stërvitjes fizike, por ndoshta edhe për fusha të tjera mjekësore, si ato që synojnë sëmundjet neuromuskulare dhe ato metabolike të lidhura me mungesën e oksidit nitrik", përfundoi Piknova.
Acta Physiologica 2023. Doi: 10.1111/apha.13924.
https://doi.org/10.1111/apha.13924