Mirëqenie

gus252023

Rënia konjitive. Mungesa e gjumit zbeh përfitimet e aktivitetit fizik

Aktiviteti i rregullt fizik mund të ketë efekte mbrojtëse kundër rënies konjitive me kalimin e moshës, efekte të cilat nuk janë të njejta për njerëzit që nuk flenë mjaftueshëm. Këto janë të dhënat e një studimi të botuar në "The Lancet Healthy Longevity", autorët e të cilit kanë shqyrtuar funksionin konjitiv për shumë se 10 vjet te 8,958 njerëz mbi 50 vjeç nëpërmjet të dhënave të English Longitudinal Study of Aging (ELSA), një studim grupor i popullsisë angleze.

Pjesëmarrësit raportuan aktivitetin e tyre fizik dhe kohëzgjatjen e gjumit çdo dy vjet. Studiuesit fillimisht i pyetën pjesëmarrësit se sa orë gjumë flinin gjatë një natë të zakonshme dhe e klasifikuan kohëzgjatjen e tyre të gjumit si "të shkurtër" nëse ishte më pak se gjashtë orë, "optimale" nëse ishte midis gjashtë dhe tetë orë dhe "të gjatë" nëse ishte më shumë se tetë orë. Pjesëmarrësve iu caktua gjithashtu një rezultat pikësh bazuar në frekuencën dhe intensitetin e aktivitetit fizik që ata raportuan. Funksioni konjitiv u vlerësua në bazë të një testi episodik të kujtesës (duke u kërkuar pjesëmarrësve të kujtojnë një listë me 10 fjalë, menjëherë pas testit dhe një ditë pas) dhe një testi të rrjedhshmërisë verbale (duke u kërkuar pjesëmarrësve të emërojnë sa më shumë kafshë të jetë e mundur në një minutë).

Rezultatet treguan se njerëzit që ishin fizikisht më aktivë, por flinin më pak se gjashtë orë mesatarisht mund të pësonin rënie konjitive më të shpejtë, që do të thotë se pas 10 vitesh funksioni i tyre konjitiv ishte i barabartë me atë të bashkëmoshatarëve të tyre që bënin më pak aktivitet fizik. Kjo rënie më e shpejtë ishte e vërtetë për subjektet e moshës 50-60 vjeç në këtë grup, por për pjesëmarrësit më të vjetër (mbi 70 vjeç), përfitimet nga aktiviteti fizik në aspektin konjitiv duket se ishin të njejta, pavarësisht nga kohëzgjatja e gjumit.

"Ne u befasuam kur pamë se përfitimet konjitive të lidhura me aktivitetin fizik u reduktuan kur subjektet në të 50-at dhe 60-at e tyre kishin kohëzgjatje të pamjaftueshme të gjumit, por këto gjetje sigurisht që janë në përputhje me hulumtimet e mëparshme që tregojnë rolin e rëndësishëm të gjumit si në rikuperimin konjtiv ashtu edhe në atë fizik", thonë autorët.

"Është e rëndësishme të identifikohen faktorët që mund të mbrojnë funksionin konjitiv, pasi ata mund të shërbejnë për të zgjatur vitet tona të shëndetshme njohëse dhe për disa njerëz, vonojnë një diagnozë të demencës. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka identifikuar aktivitetin fizik si një qasje për ruajtjen e funksionit konjitiv, por ndërhyrjet duhet të marrin në konsideratë edhe zakonet e gjumit për të maksimizuar përfitimet afatgjata", thotë bashkautori Andrew Steptoe.

Për sa i përket kufizimeve të studimit, studiuesit u mbështetën te pjesëmarrësit që vetë-raportuan kohëzgjatjen e gjumit dhe aktivitetin fizik. Hapat e ardhshëm, thanë ata, do të jenë riprodhimi i gjetjeve në popullata më heterogjene të studimit, ekzaminimi i më shumë fushave të cilësisë së gjumit dhe funksionit konjitiv dhe përdorimi i masave objektive, si për shembull një gjurmues ushtrimesh që mund të vishet.


 

Paolo Levantino
Farmacist klinik

https://www.thelancet.com/journals/lanhl/article/PIIS2666-7568(23)00083-1/fulltext    


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC