Mirëqenie

kor12024

Dhimbja e shpinës. Të ecurit rregullisht redukton recidivat për lumbalgji

Afro 800 milionë vetë në botë vuajnë nga lumbalgjia, patologji që përbën një nga shkaqet kryesore të paaftësisë dhe uljes së cilësisë së jetës. Lumbalgjia nuk prek vetëm një pjesë të madhe të popullsisë në botë, por paraqitet edhe me episode të përsëritura, me 70% të individëve që shfaqin recidivë brenda një viti nga shërimi. Në një studim, është hedhur dritë mbi faktin se te të rriturit me anamnezë lumbalgjie, periudha periudhën pa recidiva pothuajse mund të dyfishohet nëse ata ecin rregullisht, një praktikë e thjeshtë dhe e aksesueshme kjo, që mund ta përmirësojë ndjeshëm cilësinë e jetës së miliona vetëve të prekur nga ky çrregullim.

Ushtrimi fizik dhe edukimi shëndetësor
Praktikat aktuale më të mira për menaxhimin dhe parandalimin e dhimbjes së shpinës sugjerojnë kombinimin e ushtrimit fizik me edukimin. Megjithatë, disa forma të ushtrimit fizik mund të mos jenë të aksesueshme, apo të përballueshme nga shumë individë për shkak të kostove të larta, të ndërlikueshmërisë dhe të nevojës për mbikëqyrje. Në një studim të ri klinik është analizuar nëse të ecurit mund të jetë një ndërhyrje efikase, e leverdishme dhe e aksesueshme. Në të u ndoqën 701 të rritur, të cilët sapo kishin kaluar një episod lumbalgjie, duke i ndarë pjesëmarrësit në mënyrë rastësore në një nga të dyja grupet: grupi i parë ndoqi një program ecjeje të personalizuar dhe mori pjesë në gjashtë seanca edukative të drejtuara nga mjekë fizioterapistë për gjashtë muaj, ndërsa grupi i dytë veproi si grup kontrolli pa ndonjë ndërhyrje specifike.

Më pak episode dhimbjeje dhe periudha më të gjata recidivash
Rezultatet e studimit tregojnë se grupi i ndërhyrjes zhvilloi më pak episode dhimbjeje, të cilat kufizojnë aktivitetin fizik, krahasuar me grupin e kontrollit dhe një periudhë më të gjatë përpara se të verifikohet një recidivë, me një mesatare prej 208 ditësh, krahasuar me 112 ditë. Edhe pse nuk është akoma e qartë arsyeja e saktë se pse ecja është kaq efektive në parandalimin e dhimbjes së shpinës, mendohet se mund të jetë për shkak të kombinimit të lëvizjeve oshilatore, ngarkesës dhe përforcimit të strukturave të shpinës dhe të muskujve, relaksimit dhe çlirimit nga stresi. Gjithashtu, ecja sjell edhe shumë përfitime të tjera për shëndetin, ndër të cilat përmirësime në shëndetin kardiovaskular, në dendësinë e kockës, në ruajtjen e një peshe trupore të shëndetshme dhe në shëndetin mendor.

Përmirëson cilësinë e jetës dhe reduktohen kostot shëndetësore
Autorja kryesore e studimit, dr. Natasha Pocovi, theksoi se ky program, jo vetëm që u ofroi periudha më të gjata pa dhimbje pacientëve, por rezultoi dhe shumë efektiv në kosto. Ai reduktoi afro gjysmën e nevojës për të marrë kujdes shëndetësor, si dhe afro gjysmën e kohës së kaluar pa punë.

Perspektivat e ardhshme: futja e ndërhyrjeve parandaluese në trajtimin rutinë
Në të ardhmen, autorët e studimit do të priren të analizojnë se si ta fusin qasjen parandaluese në trajtimin rutinë të pacientëve që vuajnë nga lumbalgjia rekurente. Futja e programeve të personalizuara të ecjes dhe seancave edukative, jo vetëm që mund të reduktojë ngarkesën e lumbalgjisë në popullsinë e botës, por mund të sjellë edhe përmirësim të përgjithshëm të shëndetit publik dhe reduktim të kostove shëndetësore.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC