Ushqyerje

qer32024

Çrregullimet e të ngrënit. Ngrënia e tepërt zgjat një kohë të gjatë dhe ka një shkallë të lartë recidive

Në një studim të publikuar në Psychological Medicine, u hetua rrugëtimi natyral i çrregullimit të të ngrënit të pakontrolluar (në anglisht binge eating disorder, BED) dhe u zbulua se shërimi i plotë arrihet pas shumë vitesh, me një normë të lartë recidive. Ky studim, i koordinuar nga Kristin N. Javaras, analizoi 156 të rritur me BED për një periudhë prej 5 vjetësh, duke monitoruar patologjinë e tyre përmes intervistave diagnostikuese dhe pyetësorëve. Nga pjesëmarrësit, 78.1% ishin gra dhe 88.3% u identifikuan si të bardhë. Mosha mesatare e pjesëmarrësve ishte 47.2 vjeç, me një indeks mesatar të masës trupore (BMI) prej 36.1. Nga të dhënat u zbulua se 61.3% e pjesëmarrësve i përmbushte kriteret e plota për BED pas 2.5 vjetësh, ndërsa 45.7% i përmbushte ato pas 5 vjetësh. Shumë pak vetë arritën të shëroheshin plotësisht (15.3% në 2.5 vjet dhe 21.7% në 5 vjet).

Sipas studimit, koha mesatare për shërimin të plotë nga BED, i tejkalon 5 vitet, ndërsa koha mesatare për recidivë pas shërimit është pothuajse 30 muaj. "Rezultatet tona sugjerojnë se pjesa më e madhe e individëve me çrregullim të të ngrënit të pakontrollouar, shfaq njëfarë përmirësimi në 5 vjet, por shërimi i plotë gjatë kësaj periudhe është i rrallë", shpjegon Javaras.

Këto rezultate theksojnë rëndësinë e ndërhyrjeve terapeutike afatgjata dhe të një monitorimi të vazhdueshëm të pacientëve me BED.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC