Mirëqenie

dhj102024

Hipertensioni. Më i shpeshtë tek ata që kalojnë shumë kohë në këmbë

Të pasurit një punë që kërkon qëndrim në këmbë për një kohë të gjatë duket ndikon në rritjen e presionit diastolik të gjakut te njerëzit mbi të 60-at. Në këtë përfundim ka arritur një studim i publikuar në Medicine & Science in Sports & Exercise nga një ekip finlandez i udhëhequr nga Norha Jooa nga Universiteti i Turkut, sipas të cilit është aktiviteti gjatë orarit të punës dhe jo aktiviteti gjatë kohës së lirë apo ditëve pushim, ai që bën dallimin në nivelin e presionit të gjakut.

Siç theksojnë ekspertët, hipertensioni shkakton 11 milionë vdekje në shkallë globale çdo vit dhe konsiderohet faktori kryesor i rrezikut të modifikueshëm për sëmundjet kardiovaskulare. Në ndryshim nga matjet konvencionale të presionit të gjakut, matja nëpërmjet aparatit holter ofron informacion më të saktë mbi ngarkesën e presionit të gjakut në sistemin kardiovaskular. Matja me aparatin holter ka një vlerë më të lartë prognostike sesa matjet konvencionale, veçanërisht për të rriturit që punojnë.Qëllimi i studimit ishte të vlerësonte lidhjen midis zhvillimit të një aktiviteti dhe presionit të gjakut për 24-orë.

Në studim morën pjesë 156 punëtorë me një moshë mesatare 62.4 vjeç dhe një indeks mesatar të masës trupore prej 26.2 kg/m2. Aktiviteti fizik - i dalluar midis qëndrimit në këmbë, aktivitetit të lehtë fizik ose aktivitetit fizik mesatar deri në të fuqishëm - dhe sjelljes sedentare u matën te pjesëmarrësit, ndërsa koha e punës, koha e lirë dhe ditët pushim u shënuan në një ditar. Për më tepër, pjesëmarrësit mbanin një monitor holter që vlerësonte automatikisht presionin e gjakut çdo 30 minuta gjatë gjithë ditës.

Rezultatet treguan se sjellja më e lartë sedentare gjatë punës u shoqërua me presionin më të ulët diastolik të natës, ose minimal të gjakut. Për më tepër, koha më e gjatë e të punuarit në këmbë u shoqërua me presionin më të lartë të gjakut gjatë ditës, ndërsa kalimi i më shumë kohë në punë me aktivitet të lehtë u shoqërua me një rënie më të vogël të presionit diastolik të gjakut. Në fund, aktiviteti fizik i moderuar deri në intensiv nuk u kishte asnjë efekt në presionin e gjakut të matur nga aparati holter.


Burimi
Jooa N. et al., Associations between leisure and work time activity behavior and 24h ambulatory blood pressure among workers. Medicine & Science in Sports & Exercise (2024); doi: 10.1249/mss.0000000000003594



Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC