Mirëqenie

jan202025

Pijet me sheqer. Roli i tyre në zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare

Një studim i ri i publikuar në Nature Medicine konfirmon ndikimin negativ të konsumit të pijeve me sheqer në shëndetin tonë të përgjithshëm dhe tregon se pikërisht këto pije shtojnë rrezikun për zhvillimin e diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Studimi, i kryer nga studiuesit në Shkollën e Shkencave dhe Politikave të Ushqyerjes Gerald J. dhe Dorothy R. Friedman në Universitetin Tufts, vlerëson se këto pije janë përgjegjëse për 2.2 milionë raste të reja të diabetit të tipit 2 dhe të tipit 1 çdo vit dhe 1.2 milionë raste të reja të sëmundjeve kardiovaskulare në mbarë botën. Nisur nga këto rezultate, studiuesit thonë se është e nevojshme të adoptohen zgjedhje më të ndërgjegjshme ushqimore dhe të promovohen fushata që kanë në fokus ndërgjegjësimin e popullatës.

Gjetjet theksojnë "një ndikim të rëndësishëm në vendet në zhvillim, ku rritja e aksesit ndaj pijeve me sheqer përkthehet në një rritje të konsiderueshme të diagnostikimit si të diabetit ashtu edhe të sëmundjeve kardiovaskulare. Në Afrikën Sub-Sahariane, për shembull, vlerësohet se 21% e rasteve të reja të diabetit lidhen me konsumin e pijeve me sheqer, përqindje që rritet në 24% në Amerikën Latine dhe Karaibe, ku pijet me sheqer luajnë një gjithashtu një rol në mbi 11% të rasteve të reja të sëmundjeve kardiovaskulare", thekson studimi.

Studimi ekzaminoi konsumin e pijeve me sheqer dhe incidencën e diabetit të tipit 2 dhe sëmundjeve kardiovaskulare që i atribuohen këtij zakoni dietik në 184 vende midis viteve 1990 dhe 2020 në nivel global, rajonal dhe kombëtar, duke përfshirë të dhëna nga Global Dietary Database. Në nivel global, dëmet nga pijet e pasura me sheqer "ishin më të larta te burrat sesa te gratë, te më të rinjtë krahasuar me të moshuarit dhe te të rriturit në zonat urbane në krahasim me ata në zonat rurale", përfundon studimi.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC