Mirëqenie

jan242025

7000 hapa në ditë reduktojnë rrezikun për depresion. Studimi

Një studim i publikuar së fundmi në JAMA Network Open tregon se kryerja e të paktën 7000 hapave në ditë mund të zvogëlojë ndjeshëm rrezikun për depresion. Metaanaliza e kryer nga studiuesit e Universitetit Castilla-La Mancha në Spanjë, analizoi të dhënat nga 33 studime që përfshinin gati 100,000 të rritur. Rezultatet tregojnë se një rritje e aktivitetit fizik, e matur me hapat e përditshëm, shoqërohet me uljen e simptomave të depresionit.

Sipas hulumtimit, pjesëmarrësit që ecnin më shumë se 7000 hapa në ditë kishin 31% më pak rrezik për depresion sesa ata që bënin më pak se 5000 hapa. Çdo 1000 hapa shtesë të ndërmarrë çdo ditë shoqëroheshin me një ulje prej 9% të rrezikut për zhvillimin e simptomave të depresionit. Përfitimet e ecjes për të luftuar depresionin janë rreth 10,000 hapa në ditë, edhe pse rritja e aktivitetit fizik përtej këtij niveli që nuk shoqërohet me përmirësime të rëndësishme në shëndetin mendor.

Gjatë ushtrimit fizik ose ecjes, përveç endorfinës, truri lëshon neurotransmetues si dopamina, serotonina dhe norepinefrina, të cilat mund të ulin nivelet e hormoneve "negative" dhe përmirësojnë humorin e individit.
Ndërsa rezultatet tregojnë një lidhje të qartë midis numrit të lartë të hapave dhe simptomave të depresionit, ekspertët paralajmërojnë se studimi nuk provon një lidhje të drejtpërdrejtë shkak-pasojë. "Është inkurajuese të shohësh se edhe rritjet e vogla në hapat e përditshëm mund të zvogëlojnë rrezikun për depresion. Megjithatë, ne kemi nevojë për prova afatgjata për të konfirmuar shkakësinë", thotë Brendon Stubbs nga King's College në Londër.

Studimi thekson rëndësinë e inkurajimit të njerëzve për të rritur numrin e hapave të tyre të përditshëm si një strategji efektive e shëndetit publik për të parandaluar depresionin. "Rezultatet tona tregojnë një lidhje të rëndësishme midis një numri më të madh hapash ditor dhe një prevalence dhe rreziku më të ulët për depresioni në popullatën e rritur", thanë autorët.

Shumë individë e kanë të vështirë të qëndrojnë të motivuar për të ushtruar, veçanërisht kur kanë të bëjnë edhe me depresionin, bëhet edhe më e vështirë të mbajnë një rutinë stërvitjeje. Çfarë duhet bërë në një situatë të tillë? Studiuesit sugjerojnë disa mënyra për të kapërcyer mungesën e motivimit, të tilla si anëtarësimi në një grup fitnesi, punësimi i një trajneri ose kërkimi i një shoku ose një anëtari të familjes që t'i bashkohet në kryerjen e aktiviteteve fizike.

Ecja është një aktivitet me kosto të ulët dhe me pengesa të ulëta që përshtatet pa probleme në jetën e përditshme. Gjithëpërfshirja dhe lehtësia e përdorimit e bëjnë atë një mjet universal të aksesueshëm për trajtimin dhe parandalimin e depresionit. Për shumë njerëz, 5000 hapa mund të jenë një objektiv real dhe i arritshëm, duke e bërë atë një hap të parë praktik drejt reduktimit të rrezikut për depresion.

"Studimi ynë ofron dëshmi se inkurajimi i njerëzve për të qenë aktivë, pavarësisht nga lloji ose intensiteti i aktivitetit të tyre, është një strategji efektive për parandalimin e depresionit", tregon autori kryesor i studimit Bruno Bizzozero-Peroni nga Universiteti i Castilla-La Mancha në Spanjë.



Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC