Shëndetësi

maj282014

Barna të falsifikuara, konfiskime të mëdha dhe mbyllje faqesh Web

Vazhdojnë  konfiskimet e barnave: lajmi i fundit i referohet zbulimit në portin e Genovës të më shumë se 513.000 barnash, bashkë me medical device, pajisje diagnostikuese dhe suplementë ushqimorë, të paautorizuara, dhe 860 litra alkool të distiluar. Një konfiskimin i financierëve, së bashku me zyrtarë të Agjencisë doganore, lidhur me kontrollet e përditshme që bëhen tek mallrat - në këtë rast nga lindja - pas mbërritjes në port. Produktet e kontrabandës ishin fshehur në kontenierë së bashku me produkte të deklaruara. Konfiskimi erdhi pak ditë pasi ishin shpërndarë të dhënat e operacionit Pangea VII, kryer nga Interpol nga 13-20 maj, në 111 vënde dhe në faqe Web: një operacion që çoi në sekuestrimin e 9,4 milion barnash të falsifikuara dhe potencialisht të rrezikshme, në mbylljen e më shumë se 10.600 faqesh Web dhe heqjen e 19.000 lajmërimeve mbi barna të paligjshme. U nisën më shumë se 1.235 hetime dhe u kryhen 237 arrestime. Ky është zbulimi më i madh i bërë ndonjëherë rreth barnave të falsifikuara, sipas Interpolit, me vlerë mbi 36 milion dollarë.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC