qer122014
Jo liberalizimit të cigareve elektronike: farmacitë do të monitorojnë efektet
"Legjislacioni europian mbi duhanin i miratuar kohët e fundit, ka standartizuar edhe sektorin e ri të cigareve elektronike. Prodhuesi mund të zgjedhë për ti regjistruar ato si barna, pajisje mjekësore ose produkte të zakonshme. "Farmacistët europianë janë përpjekur të parandalojnë rrezikun e liberalizimit të barnave trajtuese për zëvendësimin e nikotinës". Kjo është përmbledhja e letrës dërguar nga Federfarma për abonentët e saj. Federfarma është duke ndjekur nga afër proçesin e direktivës së BE (miratuar në 29 prill) në lidhje me prodhimin, prezantimin dhe shitjen e produkteve të duhanit dhe derivatëve të tij "duke u përpjekur të sigurojë që cigaret elektronike të ardhshme të kryejnë dëmin më të vogël të mundshëm për shëndetin e konsumatorëve dhe për të evituar, në sajë të rregullimit të rregullave të tilla, ndërhyrjen në liberalizimin e barnave pa recetë të përdorura për trajtimin zëvendësues të nikotinës (ngjitësa, çëmçakiza, tableta, inhalalatorë)".
Direktiva përcakton se çdo prodhues është i lirë të regjistrojë në nivel kombëtar cigaret elektronike si një produkt i lidhur me duhanin, por mbetet mundësia e nënshtrimit ndaj rregullave të përcaktuara për regjistrimin e produkteve ose pajisjeve mjekësore, siç përcaktohet nga kodi farmaceutik europian. Sido që të jetë mënyra e regjistrimit, cigaret elektronike nuk mund të përmbajnë nikotinë në formë të lëngshme në përqendrim më të lartë se 20 mg/ml.
Produktet e shitura në treg duhet të jenë rezistente dhe të mbahen larg fëmijëve; gjithashtu kontenitorët për rimbushje duhet të përmbushin kërkesat e sigurisë dhe cilësisë. Përveç kësaj reklamat e cigareve elektronike dhe kontenitorëve rimbushës do të ndalohen sepse konsiderohen si një produkt i mundshëm që çon drejt varësisë ndaj nikotinës.
Së fundi, është vendosur që dhe farmacitë, si prodhuesit dhe importuesit, të krijojnë dhe mirëmbajnë një sistem të përshtatshëm monitorimi dhe regjistrimin të efekteve të dëmshme të paraqitura.