Shëndetësi

qer172014

Kategorizimi i barnave në Itali

Për qëllime rimbursimi, barnat klasifikohen në tre kategori të ndryshme:

• Kategoria A: përfshin barnat esenciale për sëmundjet kronike, plotësisht të rimbursueshme nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar, me përjashtim të kufizimeve të vendosura nga AIFA për protokolle trajtimi të caktuara. Furnizimi me këto barna bëhet nëpërmjet farmacive private ose strukturave të shëndetit publik (shpërndarje e drejtpërdrejtë)
• Kategoria H: përfshin barna për përdorim ekskluziv spitalor, të përdorshme vetëm në spital ose që mund të shpërndahen dhe nga strukturat shëndetësore; 
• Kategoria C: përfshin barna pa rimbursim (mund ti marrin me rimbursim vetëm kategoria e pensionistëve që janë veteranë lufte - Ligji 203/2000). 
Barnat e kësaj kategorie ndahen në barna që jepen me recetë nga mjeku dhe barna pa recetë nga mjeku. Barnat që jepen pa recetë janë të ndara në dy nënkategori: barna që përdoren për patologji të lehta me mundësi reklamimi (OTC) të identifikuara nga L. 537/1993 në kategorinë C-bis dhe barnat pa recetë nga mjeku, për të cilat nuk është i mundur reklamimi. 
Çmimet e barnave të kategorisë C janë të liberalizuara dhe vendosen lirisht nga prodhuesi dhe janë unike në të gjithë vendin. Çmimi i barnave të kategorisë C dhe C-bis mund të rritet çdo dy vjet. Për barnat e kategorisë C të cilat shiten me recetë nga mjeku, farmacisti është i detyruar të informojë pacientin për praninë e mundshme të barnave të tjera që kanë të njëjtën përbërje cilësore dhe sasiore dhe të njëjtën formë farmaceutike por me çmim më të ulët. Nëse pacienti është dakord, farmacisti mund të zëvendësojnë barin e përshkruar me një ekuivalent me çmimit më të ulët. Farmacisti nuk mund të bëjë zëvendësimin nëse në recetë mjeku ka shkruar "mos e ndërro".

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC