Shëndetësi

qer232014

Prodhimi i barnave, Italia e treta në BE

Italia zë vëndin e tretë (12.2%) në frontin e prodhimit farmaceutik në Europë pas Zvicrës (17%) dhe Gjermanisë (13.7%). Ky është një nga aspektet që dolën në konferencën "Të rritesh shëndetshëm në Itali dhe Europë, prioritetet e semestrit të presidencës italiane në BE". Industria farmaceutike dhe ajo e teknologjisë mjekësore - tregohet qartë nga kërkimi "I com" - përfaqësojnë një sektor vendimtar për konkurencën në drejtim të kapaciteteve prodhuese, eksporteve dhe kërkim- zhvillimit. Për eksportin Italia figuron rreth 17,2 miliardë euro, ndërsa Gjermania dhe Zvicra së bashku kontribuojnë me 1/3 e totalit të eksporteve farmaceutike (107 miliardë euro). Ndërsa në lidhje me cilësinë e shërbimeve shëndetësore të ofruara në Itali dhe Europë, bazuar në një grup përfaqësues të popullsisë italiane të përbërë nga 1.020 individëve, 64.7% thanë se preferonin një trajtim në Itali dhe jo jashtë vendit. Prirja për të besuar ndaj kujdesit shëndetësor të huaj është më e lartë tek të rinjtë (58.8% e 18-25 vjeçarëve). "Preferenca e ulët rreth shëndetësisë rajonale - thuhet në një shënim - është më e theksuar në veri dhe qendër, ndërsa në jug dhe ishuj pothuajse gjysma e të intervistuarve (49.5%) atribuan një vlerë të barabartë ose më të lartë për mjaftueshmërinë e SSN (Shërbimi Shëndetësor Kombëtar)".  Së fundi çështja "ticket-i" shëndetësor, "për 29.2% e të intervistuarve është një mjet legjitim, si një pengesë për recetat e panevojshme, për 14.5% është e nevojshme për qëndrueshmërinë e SSN" përfundon  kërkimi.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC