Shëndetësi

qer262014

Keqtrajtimet, këshilla për menaxhimin e pacientëve në farmaci

Jepini vëmendje të plotë privatësisë, formuloni pak pyetje për të shmangur ndjesinë e marrjes në pyetje, mos gjykoni, mos u tregoni të nxituar, jepini tepër rëndësi të dëgjuarit. Këto janë disa nga këshillat për tu sjellë me njerëzit që kanë vuajtur abuzime e që vijnë në farmaci, propozuar nga ata që janë të parët në mbështetjen dhe parandalimin e dhunës dhe abuzimit. Për këtë na flet Silvia Rispoli, referuese për farmacistët "Codice Rosa", projekti për mbështetjen e viktimave të abuzimeve dhe dhunës në krahinën e Grosseto, e cila ka mbledhur përvojat e saja  dhe kolegëve që bëjnë pjesë në iniciativën e farmacistëve "dëgjues" të zonës. "Duhet të kemi parasysh" - shpjegon Silvia Rispoli - "se shpesh personat e keqtrajtuar nuk i drejtohen strukturave kompetente por hyjnë në farmaci në kërkim të mjeteve ndihmëse: farmacia pra është një vend ku shkojnë shumica e njerëzve që jetojnë situata problematike. Avantazhi që ne farmacistët mund të ofrojmë është fakti se mund të krijojmë një marrëdhënie besimi me pacientët që të ndihen njësojë me ne, ndryshe nga ndjesia që shpesh herë ndjejnë tek mjeku. Me farmacistin krijohet një marrëdhënie besimi që mund të shkojë përtej qëllimit të kujdesit shëndetësor, për tu bërë më të afërt. Për këtë arsye shpesh pacientët e kanë më të lehë të flasin hapur". Dhe përpara një personi me probleme keqtrajtimi është e nevojshme të vendosen një grup rregullash për të menaxhuar më mirë situatën: "Para së gjithash është mirë t'i kushtoni vëmendje privatësisë dhe me një falje të largoni pacientin nga banaku, psh duke e çuar atë për të parë një produkt. Më pas është e nevojshme të kufizohen pyetjet edhe pse tendenca e natyrshme do të ishte të drejtohen shumë. Është e nevojshme ta bëjmë pacientin të ndihet sa më mirë duke shmangur pyetësorin. Një tjetër rregull është që nuk duhet asnjëherë të tregoni gjykimin tuaj: edhe pse vjen natyrshëm, pacienti nuk duhet të kuptojë asgjë. Thelbësor është i dëgjuari:  shpesh pasi kapërcehet frika, njerëzit që kanë pësuar keqtrajtime kanë një nevojë të madhe për të folur. Ne nuk duhet të harrojmë se përveç aspektit të dhunës këto janë situata me dhimbje të forta për shkak se shpesh herë kryhen nga vetë familjarët". Në këtë pikë, "vetëm kur është krijuar besim, kur shihet se personi është më i qetë dhe i gatshëm për të pranuar ndërhyrje apo këshilla, mund të fillojmë të veprojmë ndoshta duke shoqëruar pacientin në strukturat kompetente". Në mesin e përdoruesve të farmacisë, kategoritë që paraqesin më shpesh këto probleme janë të moshuarit. Unë besoj se kjo ndodh për faktit se ata në përgjithësi janë kategoria që vijnë më lehtë në farmaci - atë poshtë shtëpisë - në rastin e nevojave shëndetësore, në vend se të shkojnë tek mjeku ku duhet të presin në radhët e gjata. Gjithashtu besoj se farmacistin e shohin si pikë referimi, person të cilit mund ti drejtojnë shumë pyetje apo çdo lloj problemi".

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC