Shëndetësi

kor182014

Ministria e Shëndetësisë drejt Reformave Rrënjësore në sektorin Farmaceutik

Të mërkurën më datë 16 korrik në orën 12 u mbajt në hotel Sheraton Tirana Seminari teknik me temë "Politika farmaceutike shqiptare", ngjarja më e rëndësishme e muajve të fundit mbi ecurinë e reformës në sektorin farmaceutik, organizuar nga Banka Botërore dhe Ministrisa e Shëndetësisë.

Sipas perfaqësueses së BB Znj.  Tahseen Sayed  një çështje mjaft kritike është mbrojtja financiare e familjeve pasi problem ne Shqipëri eshte shpenzimi shëndetësor 'out of pocket" si dhe cilësia e kujdesit shëndetësor. 
Në vitin 2013 shpenzimet publike në Shqipëri për shëndetësinë ishin 2,6 % të PBB (më i ulti në vëndet e rajonit), kurse shpenzimet nga xhepi zinin 55 % të shpenzimeve totale për shëndetësinë (më e larta në vëndet e rajonit), nga të cilat 45 % ishin shpenzuar për produkte farmaceutike. BB po punon ngushtë me MSH për të përgatitur një program mbështetjeje në kuadrin e një Projekti të ardhshëm të Reformës në Shëndetësi me qëllim që: të përmirësoj efikasitetin dhe cilësinë e shërbimeve spitalore; të përmirësoj sistemin e informacionit për menaxhimin shëndetësor; të përmirësoj Sistemin e Financimit Shëndetësor duke përfshirë hartimin dhe përdorimin në projekte pilote të Politikave Farmaceutike. 
BB ka dhënë asistencë teknike për shqyrtimin e Politikave Farmaceutike duke sjell përvojën e vëndeve të tjera. Sipas saj kur shpenzimet nuk menaxhohen ato mund të bëhen probleme fiskale për brezat e ardhshëm ndërsa kur janë shumë të vogla sjellin rrezikun që popullsia ndërsa plaket është më pak e shëndetshme dhe produktive.

Në vazhdim ajo u ndal në tre çështjet kyçe farmaceutike që vihen në dukje në materialin për shqyrtimin e politikave:
- Krahasimi i çmimeve të Shqipërisë me ato të vëndeve të tjera të Ballkanit Perëndimor (Serbi, Maqedoni, Kroaci) që nëse merret në konsideratë konteksti ekonomik, Shqipëria ka potencial të madh për të reduktuar çmimet e barnave.
- Kufizimet në furnizime që mbeten ende një pengesë e madhe për uljet e mëdha të çmimeve të barnave, fakt që i bën ato të shtrenjta dhe të paarritshme për një pjesë të popullsisë, gjithashtu spitalet që vazhdimisht ballafaqohen me mungesë barnash dhe prokurimi i tyre është ende një sfidë.
- Masa të mundshme rregullatore si per ofertën dhe kërkesën mund të zbatohen për një afat të shkurtër/mesëm. Objektivi do të ishte reduktimi i nivelit të lartë të bashkëpagesave, krijimi i kursimeve dhe sigurimi i vlerës në këmbim të parave për shpenzimet publike të shëndetsisë për barna, rritja e aksesit te popullsisë për barna që shpëtojnë jetën, kontrolli i rritjes së shpenzimeve dhe garantimi i dhënies së tyre me recetë në mënyrë racionale.

Sipas BB masat për të shkuar drejt zgjidhjes së këtyre problemeve do të ishin: prioritet kryesor zhvillimi i një kuadri të gjithanshëm që përfshin aspekte teknike të përcaktimit të çmimeve dhe politikës së rimbursimit duke përfshirë rregulla për lëshimin e recetave dhe shpërndarjen e barnave, që do të shmangte humbjen e burimeve të pakta dhe do ti lejonte qeverisë të kontrollonte rritjen e shpenzimeve farmaceutike. Zbatimi i suksesshëm do të kërkonte: I) bazë të mirë ligjore; II) vullnet politik; III) kapacitet për të imponuar zbatimin e rregullave; IV) aftësi për të menaxhuar dhe V) sisteme për grumbullimin e të dhënave, si ato standarte dhe ato të një mase të caktuar. 

Konsulenti i BB, Luka Voncina prezantoi dhe diskutoi rekomandimet e Raportit të BB bazuar në analiza konkrete të këtij sektori. 
Sipas tij në vitin 2013 Fondi pagoi 55.771.040 lekë për rimbursimin e produktit valsartan 160 mg, nëse në vend të saj mjekët do të kishin përdorur të njëjtën sasi valsartani në tableta 80 mg Fondi do të kishte kursyer deri në 32.262.624 lekë.                                                              
Produktet e kombinuara: Në vitin 2013 Fondi pagoi 57.223.896 lekë për rimbursimin e produktit Exforge (valsartan+amlodipine). Nëse do të ishte rimbursuar në mënyrë të veçantë e njëjta sasi valsartani dhe amlodipinë Fondi do të kishte kursyer deri në 47.495.833 lekë.     
Produktet e ngjashme: Në vitin 2013 Fondi pagoi 55.214.604 lekë për rimbursimin e bisoprolol 10 mg dhe 37.620.494 lekë për rimbursimin e nebivolol 5 mg. Nëse keto produkte do të kishin pasur çmime reference, Fondi do të kishte kursyer një shumë totale prej 26.170.974 lekësh.

Në fjalën e tij z. Beqja  tha se "Kemi barna krahasimisht më të shtrenjta se vëndet e rajonit pa marrë parasysh të ardhurat për frymë të shqiptarëve; Barnat kushtojnë më shumë se vendi ku prodhohen; Nuk ka asnjë vend tjetër të zhvilluar apo të pazhvilluar që të shpenzojë 1/5 e parave vetëm për barnat brënda shëndetësisë; Shqipëria importon pjesëm më të madhe të ilaçeve të saj, vetëm 7 % kemi prodhim vendas; Financimi publik për shëndetësinë është i ulët, duhet të rritet por nuk mund ti kërkojmë shqiptarëve të kontribuojnë më shumë, jemi për taksimin e përgjithshëm, me të njëjtat para që kemi sot në dispozicion jemi në gjëndje të ofrojmë kujdes më të mirë shëndetësor". 

Zoti Beqja duke folur për situatën e 6-mujorit të parë nënvizoi problemin e discount-it në faturë nga ana e firmave farmaceutike i cili ka qënë afërsisht 7,7 milion euro, shume kjo që i ngelet distributorëve.  

Ministër Beqja shpjegoi se "ne gjykojmë që tregu i barnave të importuara duhet të jetë përafërsisht 110 milion euro ne vit. Në sasinë e barnave të importuara 35% e zënë barnat që ne i quajmë patentë dhe rreth 65% ato xhenerike. Për barnat patentë discount-i është 7,5% , për ato xhenerike shkon 19%. Pra nëse kemi një treg barnash 110 milion euro në CIF, i shtojmë p.sh një marzh mesatar shumice dhe pakice 25%, kemi një situatë që tregu i barnave në Shqipëri shkon diku te 170 milion dollarë. Nëse marrim parasysh discount-in që përfitohet nga faturat dhe po të shtojmë pjesën që distributorët kanë si marzh fitimi, po e marrim diku tek 7%, janë rreth 30 milion dollarë që sot janë në dispozicion të tregëtimit të barnave, që do të thotë 30 milion në 175 për tregëtimin me shumicë, në një treg të rregulluar ku në një pjesë të tij marketingu është i ndaluar, gjykojmë që këto para në mënyrë jo të drejtë janë kosto e qytetarëve." 

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC