Shëndetësi

kor182014

Projektligji për barnat dhe shërbimet farmaceutike, grupet e interesit të pakënaqur

Sot në Tiranë është mbajtur një seancë dëgjimore me grupet e interesit për projektligjin "Për barnat dhe shërbimin farmaceutik".  
Gjatë diskutimeve me Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë, distributorët kanë shprehur sërisht pakënaqësitë e tyre dhe nevojën për rishikimin e këtij projektligji.
Sipas tyre ky projektligj nuk garnaton elementet e sigurisë, nuk krijon transparencë,  nuk përcakton afatet e rregjistrimit të barnave çka rrezikon futjen e barnave të parregjistruara apo falsifikuara, është i pasaktë si për pjesën ku flet për barnat dhe për pjesën që rregullon farmacitë apo farmacistin.
Z. Roland Xhafaj, përfaqësuesi i Shoqatës së Farmacistëve është shprehur se me Ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja janë takuar vetëm një herë dhe 90% të propozimeve të tyre nuk janë marrë në konsideratë.

Presidentja e Urdhrit të Farmacistëve Znj. Diana Toma shprehu se sipas ligjit kjo Ministri duhej të konsultohej me grupet e interesit gjatë hartimit të këtij projektligjit, realiteti është që nuk janë thirrur në tryezat e organizuara nga MSH për tu bërë pjesë e grupit të punës.

Sipas Distributorit Gramoz Dudushi ky projektligj krijon monopole, në të ka vetëm një nen nga 36 që ka Direktiva Europiane për sigurinë e pacientëve apo barnave, duhet të rikthehet për diskutim me ekspertët teknik.

Deputetja e PS Znj. Klodiana Spahiu tha se kjo seancë u zhvillua për të dëgjuar sygjerime dhe jo për ta kthyer këtë projektligj.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC