Shëndetësi

kor312014

Barnat e vjedhura, EMA publikon të dhëna të reja

Hetimet rreth barnave të falsifikuara, të ngatërruara dhe ri-futura në zinxhirin e shpërndarjes me të dhëna të falsifikuara po vazhdon dhe tashmë janë në dispozicion numra të rinj të përfshirjes së  Avast dhe MabThera. Lajmi u dha nga EMA e cila ka  përditësuar tabelat e botuara më parë, për të përfshirë identifikimet e fundit. Pas deklarimit të datës 24 prill lidhur me hetimin për furnizimin me barna të vjedhura (Herceptin, Remicade dhe Alimta), ishin identifikuar dhe dy barna të tjera të shpërndara në mënyrë të paligjshme: nga Avastin dhe MabThera. Rrjeti i dendur i hetimeve ishte sinjalizuar nga një grosist anglez i cili kishte vënë re disa anomali në paketimin e barit antitumoral herceptin. Të blera nga një grosist italian barnat ishin destinuar për në Gjermani, një ngjarje me shtrirje ndërkombëtare, që kishte përfshirë të bashkëpunonin në hetim autoritetet kompetente dhe EMA, të parët ishin angazhuar Agjensia Italiane e Barnave dhe karabinierët e NAS. Ishte pikërisht AIFA e cila shpjegoi se "do të përfshiheshin disa grosistë europianë të cilët do tu lëshonin faturat e përdorura për shitjen e barnave të vjedhura punonjësve të autorizuar italianë, të cilët nga ana tjetër do ti eksportonin në tregjet e tjera europiane. Duke qenë shpërndarës të paautorizuar, produktet e tregëtuar prej tyre nuk mund të konsiderohen të sigurtë dhe efektive, për këtë arsye duhet të konsiderohen barna të falsifikuara dhe nuk duhet të përdoren".  Vlefshmëria e alarmit ishte konfirmuar nga analizat kimike që kishin treguar se të paktën një kuti herceptin nuk përmbante principin real aktiv, trastuzumab, por ceftriakson, një cefalosporinë. EMA siguron se "autoritetet kompetente kombëtare vazhdojnë hetimet, kanë vënë në jetë masat e duhura për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve europianë dhe kanë vendosur në  karantinë rezervat e e përfshira".

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC