sht12014
Britania e Madhe: ja përfitimet e shërbimeve farmaceutike 24-orëshe në spitale
Royal Pharmaceutical Society (RPS) ka publikuar një raport për të ilustruar avantazhet e një shërbimi farmaceutik spitalor 7 ditë të javës: do të përfitojnë pacientët dhe mbi të gjitha do të rritet besimi global tek farmacia. Përfshirja e javës së gjatë në spitalet britanike do të jetë një mundësi për farmacistët e spitalit për të treguar se shërbimi i tyre nuk ndjek orare dhe do të përmirësonte nivelin e sigurisë për trajtimet e ofruara. Është e qartë sipas RPS, se mungesa e disponueshmërisë së shërbimeve farmaceutike gjatë fundjavës dhe gjatë natës rrit shanset që disa pacientëve tu shpëtojnë disa doza të trajtimit të tyre, shton rrezikun e përshkrimeve të pasakta dhe mund të çojë në vonesë të daljes së pacientit nga spitali në vend të largimit të tij me listën e barnave të nevojshme, një mbikqyrje e trajtimeve bërë nga farmacisti i spitalit që më pas pacienti ia kalon mjekut të familjes. Së fundi, thekson RPS në raport, farmacisti spitalor shërben si një mbështetje për profesionistët e tjerë të shëndetit, sidomos mjekët, të cilët e vlerësojnë të kenë gjithmonë një farmacist pranë. Është e qartë se një ndryshim i tillë nuk mund të bëhet pa planifikime të kujdesshme, trajnim të personelit dhe organizim midis reparteve. Së pari, rekomandon kompania britanike farmaceutike, duhet të vendoset se cilave reparte tu jepet përparësi për krijimin e shërbimit me orar të vazhduar, duke filluar ndoshta nga repartet e emergjencës dhe atyre të sëmundjeve akute dhe duke parashikuar një fazë kalimtare në të cilat opsioni 24-orësh do të mund të shfrytëzohet për pacientët me situata klinike veçanërisht komplekse.