Shëndetësi

sht122014

Drejt përfundimit të ciklit të parë, mundësi trajnimesh për plotësimin e krediteve

Meqënëse në dhjetor të këtij viti mbaron cikli i parë i riçertifikimit të profesionistëve të shëndetit, pas takimit të datës 21.07.2014 Informues mbi Programin e Riçertifikimit për 2010-2014 midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe QKEV ku u diskutua dhe për rolin kyç të këtyre Institucioneve në planifikimin, organizimin dhe mbështetjen e edukimit në vazhdim për këta profesionistë, është vënë re një angazhim më i madh i tyre, me përfshirjen e gjërë dhe të Institucioneve private, për t'ju ofruar mundësitë e fundit atyre që nuk kanë mundur gjatë këtyre katër viteve të përmbushin kreditet e nevojshme për të mos humbur liçensën e profesionistit.

Mjafton të futeni në faqen zyrtare të QKEV dhe mund të shihni listën e trajnimeve të programuara, ku për farmacistët mund të përmendim:

10 Shtator, Tiranë/Trajnim. Shërbimet Spitalore, Menaxhimi dhe përmirësimi i tyre.
Titulli i aktivitetit: Tiranë/Trajnim. Shërbimet Spitalore, Menaxhimi dhe përmirësimi i tyre.
Data e zhvillimit: 10.09.2014 - 10.10.2014
Vendi i organizimit: ISSAT, Tiranë
Organizatori/ofruesi: ISSAT
Kontakte: E-mail: issatalbania@gmail.com

Kategoria e  pjesëmarrësve Mjek okulist, kardiolog, gjinekolog.
Infermier
Farmacist
Dentist
Menaxher/drejtor
Studentë, niveli +2 i Shëndetit Publik ,viti i 4 & 5 Mjeksi.
Kreditet: 65

19 Shtator, Prizren/Konferencë. Konferenca II-të Ndërkombëtare "Zhvillimet bashkëkohore në farmaci". 
Titulli i aktivitetit: 19 Shtator, Prizren/Konferencë. Konferenca II-të Ndërkombëtare "Zhvillimet bashkëkohore në farmaci". NE PROÇES
Data e zhvillimit: 19-21.09.2014
Vendi i organizimit: Hotel Oferta Prizren, Kosovë.
Organizatori/ofruesi: Fakulteti i Farmacisë, IHZHF, EUFEPS
Kontakte: Email: ihzhf@gmail.com tel: 355 66 40 42 666www.ihzhf.org

Kategoria e  pjesëmarrësve: Mjek
Farmacist
Kreditet : Në Proçes



Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC