sht182014
Farmakovigjilenca, AIFA: shtohen sinjalizimet, sidomos nga farmacistët
Orientimi i përgjithshëm mbi sinjalizimet në rastin e dyshimeve për reaksione negative nga barnat (ADR, Negativ Drug Reaction) është në rritje të dukshme mes 2012 dhe 2013 dhe në lidhje me përkushtimin e treguar, farmacistët rezultojnë të dytët mbas mjekëve të spitalit, me një rritje prej 61 %. Këto janë rezultatet e raportit të publikuar nga AIFA mes 1 janarit 2001 dhe 31 dhjetorit 2013, regjistruar nga Rrjeti Kombëtar i Farmakovigjilencës. Në përgjithësi vihet re një rritje neto në sinjalizime, me 41%, edhe një herë farmacistët janë në vendin e dytë me +61% pas mjekëve specialistë (+70%) të cilët në shifra absolute kanë dërguar më pak sinjalizime. Bëhet fjalë për një trend që pritej, thotë AIFA, pas aktivizimit të projekteve të Farmakovigjilencës, aktive sidomos në vitin e fundit pas përcaktimit të ri të ADR, i cili përfshin edhe gabimet terapeutike apo përdorimet që nuk përputhen me sa është autorizuar. Megjithatë jo të gjitha kategoritë profesionale janë sensibilizuar dhe aktivizuar: më shumë se gjysma e sinjalizimeve erdhi nga mjekët e spitalit (52%), ndjekur nga farmacistët (16%) dhe nga specialistët (9%). Ende të ulta sinjalizimet nga mjekët e mjekësisë së përgjithshme të cilët në vitin 2013 përfaqësonin një vlerë (7%), më e ulët se një vit më parë (8%). Duke marrë parasysh gjithë harkun kohor të regjistruar, është parë një rritje e konsiderueshme dhe e qëndrueshme e sinjalizimeve nga farmacistët, sidomos ata të përfshirë në projekte të Farmakovigjilencës aktive. Duke përjashtuar vaksinat që përgjithësisht përbëjnë rreth 7% të barnave për të cilat janë bërë sinjalizime reagimesh të dyshimta, numri më i lartë i sinjalizimeve në 2013 është në ngarkim të barnave antineoplastike (18%), antimikrobike (16%), për sistemin nervor qëndror (15%), për gjakun (12%), kardiovaskulare (9%) dhe për sistemin muskulo-skeletor (8%). Reaksionet negative më të sinjalizuar janë ato të lëkurës, ndjekur nga ato të lidhura me patologji gastrointestinale, të përgjithshme dhe ato të sistemit nervor. Organet dhe sistemet e tjera kishin vlera më të ulta se 10%. Principët aktivë për të cilat është marrë numri më i madh i sinjalizimeve janë warfarin, acidi acetilsalicilik dhe amoksicilina lidhur me acidin klavulanik.