Shëndetësi

sht252014

ISS refuzon cigaret elektronike, kardiologët kërkojnë limite. Onkologët: mos i kriminalizoni

Instituti i Lartë i Shëndetit në Itali (ISS) i jep përkrahje të plotë ndalimit nga OBSH të cigareve elektronike duke pretenduar jo vetëm se ato "nuk janë të padëmshme" por edhe duke shpresuar se "faktet shkencore të drejtojnë në afrimin me shëndeti publik". Janë këto konceptet e mbështetura nga komisioneri special i Institutit, Walter Ricciardi dhe të përkrahura nga Shoqëria Italiane e Kardiologjisë, në përgjigje pas pozicionimit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në lidhje me temën, dhe kritikat e kohëve të fundit nga ana e drejtorit të Institutit Shkencor Europian të Onkologjisë (IEO) në Milano, Umberto Veronesi. Onkologu, bazuar në një artikull në favor të E-Cig botuar nga Nature, ka nënshkruar së bashku me disa nga emrat më të njohur italianë të kërkimeve mbi këtë temë, një ftesë "për të mos kriminalizuar, për të mos dhënë alarme dhe ndalime të bazuara në supozime, por përkundrazi të promovojnë studimin shkencor dhe përdorimin e tyre në luftën kundër kancerit dhe sëmundjeve kardiovaskulare". Megjithatë sipas Ricciardi, shumë prodhues të E-Cig "bëjnë pohime të pa provuara apo qartësisht false duke nxitur publikun të besojë se këto produkte janë të padëmshme, por siç vuri në dukje OBSH dhe tregoi gjithashtu ISS nuk është e vërtetë. Provat shkencore që E-Cig të bëjnë të lësh duhanin janë ende shumë të kufizuara". Dhe shton: "Megjithatë, ka dëshmi se shumica e përdoruesve të E-Cig vazhdojnë të pijnë cigare tradicionale dhe pse ato kanë pak ose aspak përfitim në drejtim të reduktimit të sëmundjeve kardiovaskulare, ndërkohë që të gjitha studimet mbi popullsinë botuar deri më sot tregojnë njëzëri se duhanpirësit që përdorin E-Cig kanë edhe më pak gjasa për të lënë duhanin". Gjithashtu ekziston tashmë një "dëshmi e mirë shkencore që E-Cig lëshojnë në mjedis substanca të ndryshme toksike për shëndetin e njeriut". Prandaj, thekson komisioneri i posatshëm i ISS "treguesi i OBSH për të shmangur përdorimin e E-Cig në hapsira të mbyllura dhe vendet publike është finalizuar për të parandaluar një ekspozim domethënës ndaj këtyre substancave". Vlerësim i mbështetur edhe nga presidenti i Shoqërisë Italiane të Kardiologjisë, Matteo Di Biase: "Cigaret elektronike bëjnë gjithsesi keq, edhe pse më pak se ato tradicionale dhe nuk e zgjidhin problemin e varësisë. Gjithsesi merret nikotinë dhe rreziku është pothuajse i njëjtë me ato tradicionale, të paktën nga pikëpamja kardiovaskulare. Për më tepër, ndryshe nga cigaret, sasia e substancës përmbajtëse nuk është e përcaktuar dhe ka të ngjarë të merret edhe më shumë se nga ato normale. Kësaj i shtohet fakti se është nikotina që krijon varësi, kështu që nëse duhanpirësit i jepet cigarja elektronike nuk do të jetë në gjendje për ta ndaluar. Limitet duhet të vendosen"-përfundon- "sepse nuk ka studime shkencore mbi E-Cig që kanë vlerësuar efektet".

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC