Shëndetësi

tet32014

Miratohet në Parlament ligji për Urdhrin e Farmacistëve. Ndryshimet dhe risitë që sjell miratimi i tij.

Dje ishte në rendin e ditës aprovimi në seancë plenare në Kuvendin e Shqipërisë diskutimi dhe miratimi i projektligjit të Urdhrit të Farmacistëve, dy ditë pas përfundimit të dikutimeve dhe miratimit nen për nen të këtij projektligji në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë.

Janë ndryshuar dhe shtuar një pjesë domethënëse e neneve të ligjit të vjetër, proçes që ka sjellë propozime dhe diskutime të shumta ndërmjet komisionit parlamentar dhe përfaqësuesve të Urdhrit.

Ndryshimet thelbësore fillojnë që në nenin e tretë të tij ku u miratua propozimi i komisionit parlamentar i cili përcaktoi se UFSH duhet të informojë Ministrinë e Shëndetësisë 6-muaj mbi anëtarësimet, gjykimet disiplinore dhe probleme të tjera me interes të ndërsjellë. Ky informacion publikohet edhe në faqen e internetit të UFSH në ndryshim me propozimin e Urdhrit që ky raportim të bëhej një herë në vit.

Në pikën 9 të projektligjit me ndërhyrjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe me arsyetimin për të patur një ligj uniform për të gjitha Urdhrat profesionalë në Shqipëri, u hoq Komisioni i regjistrimit dhe dhënies së të drejtës së ushtrimit të profesionit i cili ishte propozuar nga UFSH.

Është shtuar një pikë në lidhje me proçesin e zgjedhjeve, ku përmendet barazia gjinore në shoqëri me përfaqësim 30% për secilën gjini.

Sërisht interesi më i madh u drejtua tek shtesat e nenit në lidhje me zgjedhjen e Presidentit të Urdhrit, një proçes i rregulluar për herë të parë, ku ishin diskutuar tre propozime dhe u miratua ai i formuluar nga vetë komisioni parlamentar që po e pasqyrojmë në vijim:

Propozimi i komisionit i miratuar:

"Presidentët e urdhrit zgjidhen me votim të fshehtë nga Këshilli Kombëtar dhe ai rajonal midis jo më pak se dy kandidaturave alternative. Këshilli Kombëtar zgjedh presidentin e Urdhrit të Farmacistëve me shumicën e votave të të gjithë anëtarëve të tij. Mandati i Presidentit është 5 vjet me të drejtë rizgjedhjeje vetëm njëherë. Këshillat rajonalë zgjedhin presidentët përkatës të këshillave rajonalë. Mandati i tyre është 5 vjet me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë. Kandidaturat për president të Urdhrit të Farmacistëve duhet të përmbushin këto kritere: Të jenë jo më shumë se në moshën e daljes në pension në momentin e zgjedhjes. Të kenë  jo  më pakse 15 vjet eksperiencë në profesion. Të kenë përvojë dhe të dhëna të besueshme për aftësi komunikimi, organizimi dhe drejtimi. Të mos jenë marrë ndaj tyre masa ndëshkimore, disiplinore në 5 vjetët e fundit. Të mos jenë të dënuar me vendim  të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose për kryerjen e një kundërvatjeje penale me dashje. Funksioni i presidentit të Urdhrit të Farmacistëve është i papajtueshëm në çdo funksion tjetër administrativ, shtetëror ose politik".

Kemi një riformulim në lidhje me Këshillin rajonal i cili do të krijohet në bazë qarku i përbërë nga 5 deri në 9 anëtarë në varësi të numrit të anëtarëve të Urdhrit të Farmacistit në qark.

Pas një propozimi të bërë nga Urdhri në lidhje me vetë-administrimin e buxhetit nga gjobat e vendosura, pati një ndryshim në vlerat e tyre te cilat do të shkojnë nga pesëmbëdhjetë mijë në maksimumin deri në njëqind mijë tavani (propozimi i parë ishte që gjobat të shkonin deri në 250.000 lekë) dhe është miratuar propozimi i komisionit që thotë se gjobat e vjelura do të derdhen 100% në buxhetin e shtetit dhe nuk do të administrohen nga UFSH.

 

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC