Shëndetësi

tet92014

SHBA: farmacitë mbledhin barna opioide të papërdorura

tags: SHBA, OPIOIDET, DEA
Në Shtetet e Bashkuara, pacientët mund të kthejnë në farmaci opioidet e përshkruara për trajtimin e dhimbjeve dhe të papërdorura: njofton Drug Enforcement Administration (DEA), Agjensia Federale e Antidrogës e SHBA. Vendimi ka për qëllim të reduktojë stoqet e barnave të papërdorura të pranishme në shtëpitë e amerikanëve, të cilat janë rrezik konsumi për adoleshentët. Bazuar në rregullat e reja, të cilat hyjnë në fuqi brenda një muaji, pacientët dhe familjarët e tyre mund tu ofrojnë apo dërgojnë barnat Enteve të autorizuara për mbledhjen e tyre, të cilat do të pajisen me kontenierë të veçantë: mund të bëhet fjalë për biblioteka, shtëpi për të moshuarit por më shpesh farmaci që do të bashkohen me programin me bazë vullnetare. Incidente, edhe fatale, për shkak të abuzimit të barnave të përshkruara rregullisht dhe veçanërisht opioidet, janë shumëfishuar vitet e fundit dhe sipas një studimi të kryer para disa muajsh nga shoqata Partnership for Drug-Free Kids, për më tepër se 70% e adoleshentëve amerikanë e kanë të lehtë gjetjene këtyre substancave në shtëpitë e tyre. Përveç opioideve, rregullat tashmë të aprovuara përfshijnë barna stimuluese dhe kundër depresionit që deri më tani nuk mund të ktheheshin në farmaci; konsumatorët kishin pak mundësi për të eliminuar stoqet që më së shumti dorëzoheshin në mënyrë anonime gjatë ngjarjeve të organizuara disa herë në vit posaçërisht nga DEA . "Kjo ka shërbyer për të hequr një pjesë të vogël të barnave të papërdorura" deklaroi Nathaniel Katz, që në Tufts University kryen studime ndaj abuzimit të substancave "do të ishte sikur të mposhtësh një sëmundje duke vrarë një dyzinë mushkonjash".Një kor komentesh pozitive e mirëpritën iniciativën e DEA si ajo e Carmen A. Catizone, drejtor ekzekutiv i National Association of Boards of Pharmacy: "sa më parë të mund të eleminojmë barnat e papërdorura nga dollapet e barnave të pranishëm në shtëpi aq më mirë do të jetë për të gjithë; është një çështje sigurie thelbësore".

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC