tet142014
Deklaratë për shtyp nga SHPF
Qeveria shqiptare është duke ndërmarrë reformat e duhura për rritjen e cilësisë së sistemit shëndetësor. SHPF mbështet plotësisht nismat e Ministrisë së Shëndetësisë sidomos ne drejtim të standarteve etike në shëndetësi dhe politikave të çmimeve të cilat duhet te jenë transparente dhe të përgjegjshme.
Në vazhdim të kësaj u mbajt sot forumi i biznesit organizuar nga Këshilli Ekonomik Kombëtar, Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe Shoqata e Përfaqësive Farmaceutike. Objektivi i këtij forumi ishte përcaktimi i afateve për nxjerrjen e akteve nënligjore mungesa e të cilave ka krijuar një bllokim të sistemit farmaceutik në Shqipëri. Si rrjedhojë ka një mungesë të barnave në treg gjë e cila është një shërbim i munguar ndaj pacientit shqiptar.
SHPF vëren që Agjensia Kombëtare e Barnave dhe Materialeve Mjekësore (AKBPM) po përdor standarte që nuk i referohen asnjë Agjensie Europiane Barnash, apo të vendeve të ballkanit që aderojnë për futjen në EU, duke thyer parimet e transparencës, trajtimit të barabartë (konkurencës), parashikueshmërisë dhe, më e rëndësishmja, po dëmton rëndë aksesin e barnave tek pacienti Shqiptar, kjo duke rënë ndesh edhe me objektivat e qeverisë shqiptare në këtë drejtim.
Ne jemi në mbështetje të plotë të shqetësimeve të ngritura nga Ministri i Shëndetësisë lidhur me politikat abuzive të çmimeve nga disa kompani. Edhe pse kjo çështje nuk ishte objektiv i këtij takimi, ne duam që të ri konfirmojmë mbështetjen maksimale për eleminimin e këtij fenomeni të ngritur nga Ministri i Shëndetësisë. Duam të konfirmojmë që kompanitë anëtare të SHPF-së zbatojnë ligjshmërinë e vendosur nga autoritetet kopetente në lidhje me çmimet.
Përgëzojmë Ministrin e Shëndetësisë për pranimin e situatës, shqetësimeve të ShPF dhe angazhimin e marrë në drejtim të adresimit të problematikave të mësipërme.
Në javët në vazhdim ne do të kemi një komunikim të hapur me mediat dhe bashkëpunëtorët tanë për vijimësinë e angazhimeve dypalëshe të marra në këtë forum.
Falenderojmë Këshillin Ekonomik Kombëtar dhe AmCham për organizmin dhe mbarëvajtjen e këtij takimi efektiv.
Ju urojmë punë të mbarë dhe sukses.
Shoqata Shqiptare e Përfaqësive Farmaceutike