Shëndetësi

nën212014

Kreditet e farmacistëve!

tags: QKEV, UFSH, KREDITE

Urdhri i Farmacistëve propozon: Të përcaktohet numri i krediteve që duhen në një vit. Farmacistë dhe stomatologë po nxitojnë të blejnë kredite.

Deri në fund të dhjetorit farmacistët duhet të kenë plotësuar 100 kredite të grumbulluara nëpër konferenca apo aktivitete të akredituara për përditësimin e njohurive të tyre me të reja në fushën e farmaceutikës. Presidentja e Urdhrit të Farmacistëve, Diana Toma, dekaron se për faramcistët situata është e kënaqshme, pasi çdo ditë paraqiten pranë QKEV-së duke dorëzuar dosjet me dokumentacionin që vërteton pjesëmarrjen e tyre nëpër konferenca. Por Toma shpreh një sugjerim që sipas saj do të ishte shumë më efektiv."Unë do të isha e mendimit  që  të  kishte një përcaktim, një  shpërndarje në vite se sa kredite mund të mblidhen, sepse sot po shohim farmacistë, stomatologë, të  cilët nuk e kanë  vrarë  mendjen ndër vite për t'iu nënshtruar këtij lloj procesi dhe tani në fund  që gjenden keq, iu ofrohen organizatorë aktivitetesh, të  cilët fatkeqësisht janë shndërruar në  shitës kreditesh. Mendoj se nëse një profesionisti nuk i lejohet më shumë se një numër i caktuar kreditesh, p.sh., 20 kredite në vit, do të shkonim drejt minimizimit të  këtyre fenomeneve, pasi po gjejmë  rëndom që brenda një viti merren 70 -80 kredite", shprehet për Farmacist33.al presidentja e Urdhrit, Diana Toma. E pyetur nëse do të ketë farmacistë që do t'u hiqet licenca në fund të këtij procesi, Toma  shpjegon se në këtë rast kemi të bëjmë me një autopenalizim ." Licencën nuk e heqim ne. Është vetë farmacisti që çon në një përfundim të tillë. Në fund të këtij procesi do të jemi para faktit që kolegët të cilët e kanë përmbushur detyrimin do t'i pajisim me certifikatat e reja. Kolegët të cilët nuk i kanë përmbushur, nuk mund të marrin certifikatën e re, por do t'i nënshtrohen procedurave që do të vendosë Ministria e Shëndetësisë dhe në varësi të rezultateve do të vendoset nëse do të marrin ose jo", ka deklaruar presidentja e Urdhrit të Farmacistëve.
Tanimë kanë mbetur 40 ditë ku farmcistët mund të nxitojnë të dorëzojnë pranë QKEV-së,   dokumentacionin që vërteton  kreditet  e mbledhura  në aktivitete. Një farmacist që ka shumë vite në këtë profesion do t'i duhet të ketë përmbushur 100 kredite në 5 vite. Ndërsa, një farmcist që ka vetëm 3 vite punë në këtë profesion ka si detyrim më pak se 100 kredite, në varësi të viteve që e ushtron këtë profesion.

Përgatiti: Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC