Shëndetësi

dhj262014

QKEV përgjigjet mbi vonesat në njohjen e krediteve

tags: QKEV, KREDITE
Pas shqetësimit të shumë farmacistëve dhe mjekëve se kreditet e disa konferencave, seminareve apo trajnimeve ku kanë marrë pjesë nuk iu janë njohur ende, Farmacist33.al është interesuar në lidhje me çështjen pranë Qendrës Kombëtare të Edukimit në Vazhdim. Për të përditshmen është shprehur Anduela Pinguli, specialiste në sektorin e Akreditimit: ''QKEV regjistron pjesëmarrjen dhe kreditet e përfituara nga të gjithë profesionistët që kanë marrë pjesë në aktivitetet e akredituara prej saj. Regjistrimi bëhet mbi bazën e listës së pjesëmarrësve të cilën e dorëzon organizatori i aktivitetit në përfundim të tij". Për sa i takon farmacistëve, mjekëve dhe stomatologëve  që kanë hasur probleme me grumbullimin e krediteve, pasi nuk u është njohur ende një numër i caktuar i tyre, nuk duhet të shqetësohen thotë specialistja: "Vonesa ka të bëjë me hedhjen e emrave në Sistemin e Certifikimit, një proces i cili mund të vonojë deri në janar apo shkurt, por kreditet e konferencave dhe trajnimeve të zhvilluara gjatë 2014-ës do të njihen pikërisht për vitin në fjalë, pavarësisht se procesi mund të shtrihet edhe në muajt e parë të 2015-ës".
Pra, ndonëse afati përfundimtar i mbylljes së Programit të Ricertifikimit për ciklin 2010-2014 është data 31 dhjetor, regjistrimi dhe verifikimi i krediteve do të kërkojë kohë derisa QKEV të shpallë raportet përfundimtare në mars të 2015-ës. Sidoqoftë është e rëndësishme që çdo farmacist, mjek dhe stomatolog të ruajë certifikatat e lëshuara nga aktivitetet të paktën deri në përfundim të ciklit në fjalë.
Ndërkaq, numri i kërkuar i krediteve të edukimit në vazhdim është 100 (20 kredite për çdo vit kalendarik) për farmacistët dhe dentistët, ndërsa për mjekët 150 (30 kredite për çdo vit kalendarik). Nëse në periudhën 2010 - 2014 keni kryer ose jeni duke ndjekur programe universitare të akredituara (specializim, doktoraturë, master, kurs tjetër pasuniversitar), brenda ose jashtë vendit, jeni të përjashtuar nga detyrimet e Programit të Ricertifikimit. Gjithashtu, të gjithë profesionistët që nuk kanë ofruar drejtpërdrejt shërbime shëndetësore, por kanë ushtruar funksione administrative janë të përjashtuar nga detyrimi për kohën gjatë së cilës kanë pasur pozicione administrative.
Një mundësi për përfitimin e krediteve ka qenë jo vetëm ndjekja e seminareve dhe konferencave shkencore, por edhe plotësimi i formularit të vetë-raportimit të aktiviteteve të edukimit në vazhdim mbi leximin individual të literaturës përkatëse, me një afat përfundimtar plotësimi deri më 31 dhjetor.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC