Shëndetësi

dhj52014

Farmacistët që lirohen nga detyrimi i krediteve

Ndonëse kanë mbetur edhe tre javë nga mbyllja e Programit të Ricertifikimit, farmacistët vijojnë të jenë në kërkim të aktiviteteve të akredituara për të mos rrezikuar humbjen e licencës së punës. Sipas sqarimeve të  Qendrës Kombëtare të Edukimit në Vazhdim, farmacistët (por edhe mjekët e stomatologët) që janë shkëputur nga profesioni i tyre për një periudhë disamujore i shpëtojnë detyrimit të grumbullimit të krediteve të detyrueshme për vitin 2014. "Të gjithë profesionistët që gjatë një viti kalendarik në periudhën 2010-2014, kanë ndërprerë marrëdhëniet e punës për 4 muaj e më gjatë, përjashtohen nga detyrimet e sigurimit të krediteve të kërkuara për vitin në fjalë (pra vitin kur kanë ndërprerë marrëdhëniet e punës)'', sqarohet nga burimet zyrtare të QKEV-së. Gjithashtu, farmacistët që kanë nisur gjatë viteve të fundit ndjekjen e programeve universitare apo specializimeve të nivelit të dytë dhe të tretë janë të përjashtuar nga detyrimi i mbledhjes së krediteve që kërkohen për ruajtjen e profesionit. "Mjekët, farmacistët dhe stomatologët që në periudhën 2010-2014 kanë kryer ose janë duke ndjekur programe universitare të akredituara (specializim, doktoraturë, master, kurs tjetër pasuniversitar), brenda ose jashtë vendit, janë të përjashtuar nga detyrimet e Programit të Ricertifikimit. Profesionistët e kategorive të mësipërme duhet të dorëzojnë pranë kësaj qendre dokumentet  përkatëse deri më 15 dhjetor 2014", konfirmojnë burime nga qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim. Ndërkohë të gjithë të tjerët që kanë filluar të ushtrojnë profesionin pas vitit 2010 duhet të përmbushin 100 kredite në total.
Përjashtohen nga ky numër kreditesh profesionistët të cilët janë bërë anëtarë të UFSH pas vitit 2010, numri i kreditëve të të cilëve përcaktohet nga viti i anëtarësimit në UFSH. Numri i krediteve që profesionistët duhet të përfitojnë deri në fund te vitit 2014 është si më poshtë:
- Farmacistët e anëtarësuar në UFSH deri më datën 30 prill 2010, duhet të kenë 100 kredite në total.
-  Farmacistët e anëtarësuar në UFSH nga 1 maj 2010 - 30 prill 2011 duhet të kenë 80 kredite në total.
-  Farmacistët e anëtarësuar në UFSH nga 1 maj 2011 - 30 prill 2012 duhet të kenë 60 kredite në total.
- Farmacistët e anëtarësuar në UFSH nga 1 maj 2012 - 30 prill 2013 duhet të kenë 40 kredite në total.
- Farmacistët e anëtarësuar në UFSH nga 1 maj 2013 - 30 prill 2014 duhet të kenë 20 kredite në total.
-  Farmacistët e anëtarësuar në UFSH nga 1 maj 2014 - e në vazhdim nuk kanë detyrime për
kredite për këtë cikël
Në fund të këtij muaji pritet të publikohet lista zyrtare e farmacistëve që rrezikojnë licencën, pasi në katër vitet e përcaktuara nuk kanë përmbushur kriteret e programit të akreditimit. Sipas udhëzimeve të publikuara nga QKEV, ''farmacistët që nuk arrijnë kuotën e detyrueshme të krediteve për ciklin e parë të programit të ricertifikimit, deri më 31 dhjetor 2014, do t'i nënshtrohen një provimi shtetëror njohurish dhe kompetencash. Farmacistët që dështojnë në provimin e parë, ose nuk i nënshtrohen fare atij, kanë mundësinë që brenda 6 muajve nga përfundimi i ciklit të programit të ricertifikimit, t'i nënshtrohen një provimi të dytë. Në rast se nuk i nënshtrohen as provimit të dytë ose dështojnë në të, atëherë iu pezullohet licenca deri në momentin e kalimit me sukses të provimit. Institucioni përgjegjës për kryerjen e provimeve është Urdhri i Farmacistëve në bashkëpunim me departamentin përkatës në Fakuletin e Mjekësisë./ 

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC