Shëndetësi

jan202016

Marrin licencën "farmacistët pensionistë" që fituan gjyqin

Ka disa ditë që ka nisur rilicencimi (ricertifikimi) nga ana e UFSH-së për drejtuesit teknik të farmacistëve pensionistë (pa pronë farmacie), të cilët fituan gjyqin kundrejt Urdhrit në ditët e para të muajit dhjetor 2015, ku paditën UFSH-në dhe Këshillin Kombëtar të saj për vendime të marra nga ana e tyre në kundërshtim me ligjet për shërbimin farmaceutik duke lënë pa punë afro 200 farmacistë.

Nga informacioni i marrë, deri më tani janë licencuar një kontingjent fare i vogël i këtyre farmacistëve të cilët kanë pasur mundësi të gjenin punë. Pjesa tjetër edhe pse e fituan gjyqin, humbën vendin e punës dhe deri më sot janë pa punën që kishin. Ndërkohë ky Këshill Kombëtar që bëri këto veprime të paligjshme nuk është prononcuar fare, qoftë edhe për të kërkuar "ndjesë" për veprimet e tyre arbitrare për të mos u përsëritur më në të ardhmen në dëm ta farmacistëve që e kanë krijuar dhe e mbajnë me financim këtë organizëm.

 

Redaksia
Farmacist33


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC