Shëndetësi

nën252014

Liberalizimi i tregut farmaceutik

Urdhri i Farmacistëve: Duhet të vendosen kritere
 Farmacitë në vendin tonë i gjen si butikë nëpër lagje. Çdokush që certifikohet  nga Urdhri i Farmacistëve  mund të paraqitet në QKL për licencë e me pas të hapë një farmaci. Prej pak vitesh nuk ekziston asnjë kriter që përcakton çfarë distance duhet të ruajnë farmacitë nga njëra -tjetra. Autoritete të shëndetësisë, vite me parë argumentuan  se heqja e kritereve do t'i shërbente konkurrencës  por në fakt  nuk ka bërë gjë tjetër veç krijimit të një amullie në tregun farmaceutik. Vetëm në Tiranë numërohen sot 730  farmaci për afro 727 mijë banorë që ka kryeqyteti. Ndaj nuk është e rastit që në një rrugë të gjenden 4-5 farmaci shumë pranë njëra-tjetrës. Në të gjithë vendin numërohen mbi 1.670 farmaci. Presidentja e Urdhrit të Farmacistit, Diana Toma thekson se ky është një problem për të gjithë farmacistët."Kjo ka të bëjë  drejt për drejt me një sërë kriteresh që duhet të ekzistojnë për hapjen e farmacive. Unë  jam për vendosjen e kritereve. Duhet të  ketë disa kritere qoftë për distancën, por dhe për futjen e dendësisë së banorëve  për sipërfaqe", thekson Toma.
Nisur nga heqja e kritereve vetëm pranë QSUT-së janë radhitur farmacitë njëra pas tjetrës, fenomen i cili u shndërrua si biznes për mjekët të cilët në kohën e krizës së barnave në spitale orientonin pacientët në këto farmaci kundrejt përqindjeve që merrnin  nga farmacistët. Për Diana Tomën heqja e kritereve ishte një minus për sistemin farmaceutik."Jo vetëm për  farmacitë që janë shtuar para dyerve të spitaleve në QSUT, por dhe para ambulancave. Në momentin që u hoq kriteri distancë për mua ishte një  minus. Në momentin kur kriteret iu lanë vetë-deklarimit dhe nuk  shoqëroheshin nga një  inspektim për të  kontrolluar këtë  vetë-deklarim ishte minusi i dytë. Mjafton të fillojnë minuset dhe pastaj fillon e çedon situata", shprehet presidentja e Urdhrit të Farmacistit. ''Në qoftë se ne aspirojmë të shkojmë drejt vendeve të zhvilluara, ato kanë rregulla të përcaktuara qoftë për distancën, sipërfaqen e të tjera'', ka theksuar Diana Toma për Farmacist33.al.

Përgatiti: Alma Demiraj

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC