Shëndetësi

dhj232014

Farmacistët: Urdhri i Farmacistëve vjel vetëm para nga ne, por nuk na mbron për asgjë

Farmacistët shprehen të pakënaqur për mënyrën se si funksionon Urdhri i Farmacistëve në vend. Ata shprehin rezerva në lidhje me përdorimin e fondeve që grumbullohen nga kontributet vjetore që derdhin drejtuesit teknikë të farmacive dhe farmacistët e thjeshtë. Ndonëse Urdhri i Farmacistëve nuk  pranon të bëjë publike shumën vjetore që grumbullohet, në bazë të një përllogaritjeje të thjeshtë të bërë nga Farmacist33.al ajo rezulton të jetë 26.040.000 lekë të reja në vit.
Faramcist33.al ka trokitur në disa farmaci në Tiranë për të mësuar nëse  kanë farmacistet  dijeni se përse përdoren kontributet  që ata japin? A kanë  kërkuar ndonjëherë informacion në lidhje me to dhe cila ishte përgjigja që kanë marrë? 
Një farmaciste që e ka farmacinë e saj në zonën Kombinatit thotë se Urdhri i Farmacistëve nuk bën asnjëherë transparencë se përse përdoren fondet që grumbullohen nga farmacistët."As që e kemi idenë se ku shkojnë këto fonde. Behët fjalë për shumë lekë dhe nuk kemi asnjë informacion. Personalisht jam shumë e pakënaqur nga Urdhri i Farmacistëve. Do ta jepja me shumë kënaqësi kontributin vjetor nëse do ta ndieja diku se ekziston Urdhri i Farmacistëve. Urdhri ne nuk na mbron për asgjë. Zëre se nuk ekziston", shprehet farmacistja.
Por, zonja në fjalë nuk është e vetmja farmaciste që shprehet në këtë mënyrë pasi të njëjtin mendim ndajnë me Farmacist33.al edhe farmacistë të tjerë në kryeqytet. Shumë prej tyre nuk pranojnë që të prononcohen me emër pasi druhen se mos u krijohen probleme."Jo vetëm që na marrin lekë dhe nuk na tregojnë se ku i çojnë por për çdo aktivitet që organizon Urdhri ne duhet të paguajmë para të tjera", shprehet një tjetër farmaciste rreth të tridhjetave në zonën e "Nëntëkatësheve'', e cila nuk dëshiron të citohet me emër. "Një studenti që i mundësohet praktika nga Urdhri i Farmacistëve shton ajo, i duhet të paguajë 6 mijë lekë pranë Urdhrit. Kjo gjë është  mëse e padrejtë", shton ajo. Ndërsa në një farmaci me emër në kryeqytet na thonë se nuk bëhet fjalë për transparencë nga Urdhri, por se  edhe vetë farmacistët nuk e kërkojnë një gjë të tillë, ndonëse  kanë dyshimet e tyre përsa i përket kontributeve që derdhin.
Aulona Brahimaj është një farmaciste nga Vlora, të cilën Farmacist33.al e takoi rastësisht në Tiranë. Ajo u shpreh jo vetëm për mungesë transparence nga Urdhri, por dhe për tarifa të shtrenjta kur marrin pjesë në konferenca të organizuara nga Urdhri. "Tarifat janë shumë te shtrenjta. Për 3 kredite paguajmë 1000 lekë", shprehet farmacistja Brahimaj.
Një javë më parë Farmacist33.al solli opinione edhe të krerëve të urdhrave rajonale, ku u adresuam se mund te gjenim informacion të detajuar se si mund të përdoreshin fondet, por as ata nuk mund të jepnin një informacion të tillë.

Përgatiti: Alma Demiraj

 


 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC