Shëndetësi

dhj162014

Ulje drastike e çmimeve të barnave për vitin 2015

Tregu farmaceutik pritet të pësojë një tjetër rënie drastike të çmimeve të barnave gjatë vitit 2015, i cili më pas do të  reflektohet si në marzhin e tregtimit dhe në atë të fitimit. Përveç konkurrencës që i bëhet nëpërmjet lejimit të importit paralel të barnave pjesëmarrëse në tender spitalorë, këtë vit ministria nuk do t'i lejojë kompanitë farmaceutike të tregtojnë barnat patentë  me çmim më të lartë se ai  që ka vendosur komisioni i çmimit të barnave. Në faqen zyrtare online të Ministrisë së Shëndetësisë janë publikuar çmimet e reja për vitin 2015 te barnave patentë, bazuar në vendimin Nr.645 të datës 1.10.2014 dhe rregullores Nr.6090 së datës 23.10.2014 "Për Metodologjinë e përcaktimit të çmimeve të barnave dhe mënyrën e administrimit të deklarimeve të tyre në Republikën e Shqipërisë, në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.645, datë 1.10.2014".
Në listën e re vihet re një ulje drastike e çmimeve deri dhe në përgjysmimin e tyre. Shembull konkret është Betnovate Ointment x0.1% (Bethamethasone valerate micronised x 1.22mg/g) që importohet nga Glaxo, produkt i cili për vitin 2014 ka pasur çmim CIF 1.88 euro ndërsa për vitin 2015 do ta ketë 0.74 euro.
Po kështu Augmentin (Amoxicilin +Clavulanic acid Poëder for oral suspension x 250mg + 62.5mg Box x flacon x 100 ml ) importuar nga Glaxo, që ka pasur çmim CIF për vitin 2014, 3.85 euro ndërsa për vitin 2015 do ta ketë 1.45 euro. E njëjta gjë do të ndodhë me Diflucan capsules 150mg i Pfizer, që në 2015-ën do të ketë çmim CIF 1.6763 euro ndërsa për vitin 2014 çmimi CIF ishte 2.59 euro. Edhe DEPAKINE CHRONO 500 PROLONGED-RELEASE BOX X 30 do të ketë çmim CIF 2.065 euro, ndërsa një vit më parë çmimi CIF ishte 6.94 euro.
Komisioni i çmimit të barnave në Ministrinë e Shëndetësisë ka marrë si çmim reference çmimin më të ulët që aplikon kompania farmaceutike ndër 5 shtete ku e tregton produktin e saj. Por një gjë e tillë ka shqetësuar kompanitë farmaceutike, të cilat menjëherë kanë reaguar.
I kontaktuar nga Farmacist33.al kryetari i shoqatës së përfaqësive farmaceutike, Roland Xhafaj, shprehet se ky vendim ishte paralajmëruar nga Ministria e Shëndetësisë, por ne jemi  duke negociuar me drejtues të saj. "Ajo që na shqetëson ne është se komisioni i çmimit të barnave që merr si çmim referencë çmimin më të ulët të barit, nuk merr parasysh që ky bar mund të jetë ose në listën e barnave të rimbursueshme ose mund të jetë pjesë në tender në vendin që është marrë si referncë. Për këtë ne i kemi kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë të shikojë të njëjtën gjë edhe këtu. Pra ne kërkojmë të rrisim aksesin në listën e rimbursimeve dhe në tendera", shprehet Xhafaj.
Kërkesa e përfaqësive farmaceutike është depozituar në drejtorinë farmaceutike të Ministrisë së Shëndetësisë, por ende nuk ka një përgjigje zyrtare. Jo zyrtarisht u është komunikuar se është duke u shqyrtuar edhe kjo mundësi.

Përgatiti: Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC