Shëndetësi

jan62015

Farmacistëve u shtyhet afati për rinovimin e licencës

Ndonëse pritej që disa nga farmacistët të mund të mos e merrnin licencën për vitin 2015 edhe për shkak të mos plotësimit të numrit të krediteve, tanimë rinovimi i licencës do të bëhet në fund të muajit qershor. Farmacistët e riskuar do të mund të ushtrojnë profesionin e farmacistit edhe për gjysmën e parë të vitit 2015. Kjo ka ardhur për shkak se Urdhri i Farmacistëve është në  pritje të rezultateve të QKEV-së për të parë se cilët nga farmacistët nuk kanë arritur të përmbushin numrin e krediteve të kërkuara. Në një deklaratë të Urdhrit të Farmacistëve, e bërë publike në websitin zyrtar theksohet:
'Ju bëjmë me dije se Këshilli Kombëtar i Urdhrit të Farmacistëve ka bërë shtyrjen e vlefshmërisë së Certifikatave ekzistuese (me vlefshmëri 31.12.2014) deri më datë 30 Qershor 2015 me anë të vendimit nr.6, dt 03.12.2014''.
Ndërkohë në Qendrën Kombëtare të Edukimit në vazhdim thonë se procesi i pranimit të dosjeve ka përfunduar në datën 31 dhjetor 2014. Aktualisht po punohet për vlerësimin e dokumentacionit dhe përpunimin e të dhënave për të konkluduar në rezultatet përfundimtare se cilët farmacistë nuk i kanë përmbushur kreditet. Ky proces sipas zëdhënëses së QKEV-së do të mund të përfundojë në muajin mars të vitit 2015.
Urdhri i Farmacistëve ka vënë në dijeni Ministrin e Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, Drejtorin e Përgjithshëm të Fondit të Detyrueshëm të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, z. Astrit Beci si dhe Drejtorin e Agjencisë  Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore z. Zhan Levani mbi vendimin për shtyrjen e vlefshmërisë së Certifikatave të anëtarësimit deri me datë 30 Qershor 2015, me qëllim vijueshmërinë normale të shërbimit ndaj pacientëve si dhe mospengimin e lidhjes së kontratave të farmacive me FDSKSH-në.

Përgatiti: Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC