Shëndetësi

jan132015

Edukimi në vazhdim, lista e plotë e farmacistëve që kanë plotësuar kreditet

Farmacist33.al publikon emrat e farmacistëve të cilët kanë përmbushur detyrimet për programin e ricertifikimit, pas rifreskimit të muajit nëntor që Qendra e Edukimit në Vazhdim i ka bërë listës. Ky është rishikimi më i fundit por jo përfundimtari i listës së farmacistëve me kredite të përmbushura. 

Të gjithë ata që e shohin emrin në listë nuk do të penalizohen nga masat e parashikuara nga Ministria e Shëndetësisë, pasi kanë plotësuar numrin e kërkuar të krediteve, pra mbi 100 për ciklin 2010-2014. Sipas vendimit të ministrit Ilir Beqaj, farmacistët që në përfundim të ciklit kanë 0 kredite, iu pezullohet licenca. Këta profesionistë rifitojnë të drejtën për t'u licencuar vetëm pas dhënies së provimit të shtetit. Farmacistët me më shumë se 0 kredite, por më pak se limiti i kërkuar do të vazhdojnë punën, por ndërkohë duhet të japin provimin e shtetit brenda 6 muajve, që prej ditës kur njoftohen nga QKEV. Në të kundërt, pas 6 muajsh, edhe këtyre profesionistëve iu pezullohet licenca. Ndonëse afati përfundimtar i mbylljes së Programit të Ricertifikimit ishte data 31 dhjetor 2014, regjistrimi dhe verifikimi i krediteve do të kërkojë kohë derisa QKEV të shpallë raportet përfundimtare në mars të 2015-ës.

Klikoni këtu për të parë listën 

 (Mos harroni te klikoni te shenja + per te zmadhuar formatin)


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC