Shëndetësi

shk32015

Denoncohet për mitmarrje, pezullohet mjekja. Rama: Denonconi korrupsionin në portalin kombëtar online

Duke marrë shkas nga publikimi i një videoje një ditë më parë, ku një mjeke pediatre shihet duke marrë rryshfet nga një pacient gjatë shërbimit në Qendrën Spitalore Universitare Tiranë, Ministria e Shëndetësisë e ka pezulluar punonjësen deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Në një njoftim për shtyp në faqen e saj zyrtare thuhet:
"Nisur nga denoncimi i bërë publik sot (2 shkurt) në rrjetet sociale, ka pezulluar në mënyrë të menjëhershme nga detyra punonjësen e sistemit të kujdesit shëndetësor me iniciale F. K., deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes nga grupi i punës që është ngritur për këtë qëllim dhe organet kompetente. Duke marrë shkas nga akti i sotshëm qytetar i denoncimit publik të këtij rasti të dënueshëm korruptiv të mitmarrjes, si dhe duke vlerësuar angazhimin e qytetarëve si partnerë të rëndësishëm në zhvillimin dhe përmirësimin e shërbimit tonë spitalor, Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje dhe nxit çdo qytetar të këtij vendi që të jetë pjesë aktive e bashkëpunimit të ndërsjelltë për denoncimin e çfarëdolloj akti korruptiv, me të cilin ata ndeshen gjatë ofrimit të shërbimit të kujdesit shëndetësor... Për këtë qëllim, ftojmë qytetarët të denoncojnë aktet korruptive në portalin unik online kundër korrupsionit të prezantuar sot në takimin e organizuar nga Ministria e Çështjeve Vendore: www.stopkorrupsionit.al".


Edhe kryeministri Edi Rama nga profili i tij në Facebook iu drejtoi qytetarëve apelin për të denoncuar mitmarrjen në portalin e krijuar enkas për këtë qëllim: "Kush ka një telefon celular ka nga sot një armë për t'i thënë jo zyrtarit që i kërkon rryshfet. Mjafton një klik në platformën kombëtare online stopkorrupsionit.al dhe përmes denoncimit tuaj, ju mund të bëni në çast aleancë me zyrën e kryeministrit, ministrin përgjegjës, departamentin qeveritar antikorrupsion si edhe sallën e posaçme operacionale që ndjek në kohë reale çdo denoncim. Ju mund të çoni në çast edhe foto apo video në mbështetje të denoncimit tuaj. Së bashku ne mund t'u japim përditë zyrtarëve që ju shërbejnë mesazhin e qartë se asnjë qytetar nuk është i vetëm apo i pambrojtur përballë tyre. Mjafton një çast dhe një klik për t'u bërë të gjithë bashkë përballë një zyrtari që kërkon rryshfet! Ne do të jemi përkrah kujtdo që do të kërkojë ndihmën tonë. Për të zgjidhur problemin tuaj me drejtësi dhe pastruar së bashku administratën nga zyrtarët e korruptuar. Kurajo!"


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC