Shëndetësi

shk62015

Debate të ashpra në Urdhrin e Farmacistëve për buxhetin e vitit 2015

Diskutimi i Projekt-buxhetit për vitin e 2015 ka ndezur një konflikt ndërmjet drejtuesve të Urdhrit të Farmacistëve dhe Këshillit Rajonal të Tiranës.
Kreu i këtij Këshilli, znj. Kleva Shpati, ka kërkuar që të zhvillohej një mbledhje e posaçme ku të diskutohej projekt-buxheti i këtij viti për të mundësuar më shumë transparencë rreth tij, si dhe për mënyrën e përdorimit të fondeve të Urdhrit të Farmacistëve, për të cilat kontribuon e gjithë anëtarësia e Urdhrit. Burime të Farmacist33.al kanë mësuar se kjo kërkesë e znj.Shpati nuk është pritur mirë nga drejtuesit e Urdhrit të Farmacistëve.

Ndër të tjera, përveç diskutimit të projek-tbuxhetit kreu i Këshillit Rajonal të Urdhrit të Farmacistëve për Tiranën ka kërkuar që të miratohen procedura standarde për licencimin e farmacistëve për rajonin e Tiranës si dhe disa propozime  për ndryshimin në statutin e Urdhrit të Farmacistëve.
Këto kërkesa kanë shtuar pakënaqësitë pranë zyrave qendrore të Urdhrit të Farmacistëve çka ka bërë që pa respektuar parashikimet e statutit për thirrjen e mbledhjeve, të thirret një mbledhje për të diskutuar  mbi performancën e kreut të Këshillit Rajonal të Tiranës. Nuk janë mjaftuar me kaq, por menjëherë pas kësaj mbledhjeje, ku znj. Shpati nuk ka qenë e pranishme pasi nuk është njoftuar sipas procedurave të parashikuara, është thirrur dhe një tjetër mbledhje për shkarkimin e saj.
Farmacist33.al është duke ndjekur hap pas hapi ecurinë e zhvillimeve brenda Urdhrit të Farmacistëve,  për më tepër kur bëhet fjalë për një çështje të ndjeshme siç është miratimi i buxhetit të këtij viti.

Përgatiti: Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC