Shëndetësi

shk72015

Një në 10 amerikanë nuk ka para për barna

tags: SHBA
Nuk bëhet fjalë gjithmonë për harresë apo mungesë besimi në trajtimet mjekësore: në disa raste udhëzimet e doktorit nuk merren parasysh sepse mungojnë të ardhurat për të blerë barnat. Në këtë përfundim ka arritur një studim nga Qendra Kombëtare për Statistikat Shëndetësore në Shtetet e Bashkuara.
"Në SHBA një i rritur në 10 nuk ndjek përshkrimet e mjekut për shkak të problemeve ekonomike. Këta persona ndonjëherë marrin doza më të vogla në krahasim me ato të përshkruara nga mjeku dhe vonojnë fillimin e trajtimit", shpjegon Robin Cohen, një ndër autorët e studimit. Por nuk janë këto të vetmet rrugë që pacientët tentojnë për të kaluar problemin e kostos së barnave. "15% e pacientëve të rritur i kërkojnë mjekut një alternativë më pak të kushtueshme, 2% janë pro blerjes së barnave jashtë shtetit ku kostoja mund të jetë më e ulët dhe 4% ka zgjedhur të provojë terapi alternative", thotë Cohen.
Sipas rezultateve të publikuara në sitin Nchs, çmimi shumë i lartë i barnave është një problem i ndjerë në të gjitha grupmoshat, por mbi të gjitha te personat me më pak se 65 vjeç. "Sipas përllogaritjeve personat nën 65 vjeç kanë një probabilitet të dyfishtë për të mos marrë barna në mënyrë korrekte për shkaqe ekonomike në krahasim me ata që janë më të mëdhenj në moshë: 8.5% kundrejt 4.4%", saktëson autori.
Sigurisht sistemi shëndetësor amerikan është shumë i ndryshëm nga ai shqiptar, por nuk ndryshojnë pasojat në shëndetin e pacientëve të shkaktuara nga mosndjekja në mënyrë rigoroze e recetave mjekësore. Personat që nuk marrin rregullisht barna shtrohen më shpesh në spital dhe kanë përkeqësime më të mëdha në shëndet.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC