shk242015
Projekt-buxheti i vitit 2015. Më e shumta shkon për paga dhe honorare të punonjësve të Urdhrit
Farmacist33.al ka siguruar një kopje të projekt-buxhetit të detajuar në zëra te fondit prej 39.110.353 lekësh që grumbullohen nga kuotat vjetore që derdhin farmacistët, tarifat e regjistrimit, për t'u licencuar pranë Urdhrit të Farmacistëve.
Në këtë fond një shumë e madhe prej 25.911.082 lekësh të reja shkon për paga dhe honorare të punonjësve të Urdhrit ose me saktë 14.258.000 lekësh të reja shkojnë për paga, 7.424.000 lekë shkojnë për honorare dhe shpërblime dhe 4.229.082 derdhen për sigurimet shoqërore të këtyre punonjësve.
Ajo çfarë bie në sy është se në buxhet është parashikuar një fond vetëm prej 4.500.000 lekësh për aktivitete për rritjen e anës profesionale të farmacistëve, por në fakt ata vete pohojnë se Urdhri i Farmacistëve deri tani nuk ka zhvilluar asnjëherë aktivitete për edukimin në vazhdim të tyre falas, pasi për çdo pjesëmarrje në aktivitete të tilla farmacistët paguajnë para shtesë.
500.000 lekë janë planifikuar për shpenzime për mobilie zyre, ku thuhet se do të blihen tavolina dhe rafte për vendosjen e dokumentacionit si dhe krijimin e arshivës, një zë ky që të bën të mendosh nëse Punonjësit e Urdhrit kërkojnë tavolina të reja çdo vit?
UFSH ka parashikuar te harxhoje 800.000 lekë shpenzime për dieta dhe udhëtime jashtë Shqipërisë dhe 1.400.000 lekë shpenzime për karburant për vitin 2015 që janë pothuajse 8.500 litra karburant.
400.000 mijë lekë janë shpenzime për të mirëmbajtur automjetin por pa taksat e ndryshme, pasi ato janë planifikuar në një zë tjetër prej 600 mijë lekësh.
Në buxhet janë parashikuar edhe shpenzime të tjera që kanë të bëjnë me shërbime interneti 300.000 lekë, telefon dhe fax 900.000 lekë etj.
Fondi i mbetur nga viti i kaluar është 3.605.353 mijë lekë dhe po t'ia shtojmë këtij buxheti prej 39.110.353 i bie që Urdhri për këtë vit ka në dispozicion një fond prej 42.715 .706 lekësh.
Projekt-buxhetin e propozuar nga UFSH mund ta shikoni duke klikuar këtu.
Përgatiti: Alma Demiraj