Shëndetësi

shk262015

Publikohet lista e përditësuar e mjekëve, farmacistëve dhe stomatologëve që i kanë shlyer kreditet

tags: QKEV
Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim ka publikuar këtë javë në faqen e saj zyrtare listën e përditësuar me emrat e profesionistëve të cilët i kanë përmbushur detyrimet e Programit të Ricertifikimit 2010-2014. Por, kjo nuk është lista përfundimtare, pasi vazhdon puna për përllogaritjen e krediteve të secilit mjek, farmacist dhe stomatolog me plotësimin e dosjeve individuale ku përfshihen aktivitetet që ata kanë marrë pjesë dhe numrin e krediteve për secilin aktivitet. (Klikoni këtu për të parë listën)

Nga një analizë paraprake e QKEV-së rezulton se rreth 1.800 mjekë (ose 36%), 606 farmacistë (ose 28%) dhe 1.096 stomatologë (ose 52% ), të punësuar në sektorin publik dhe privat në vend, nuk kanë arritur numrin e detyrueshëm të krediteve.

Formulari i Vetëraportimit (kliko këtu) mbi leximin individual të literaturës apo pjesëmarrjen në kërkime/studime të fushës përkatëse është një mundësi e mirë për profesionistët që nuk i kanë përmbushur detyrimet. Ndërsa, provimi i ricertifikimit i organizuar nga Urdhrat dhe fakultetet përkatëse të Universitetit të Mjekësisë në bashkëpunim me shoqatat e profesionistëve do të jetë mundësia e fundit për të gjithë mjekët, farmacistët e stomatologët që edhe pas publikimit të listës përfundimtare të atyre që kanë shlyer detyrimin e krediteve, nuk e gjejnë veten aty. Lidhur me këtë çështje u mblodh, të martën më 24 shkurt, Bordi i Ricertifikimit dhe Akreditimit (BRA) të Profesionistëve të Shëndetësisë për të diskutuar mbi organizimin e provimit. Gjatë mbledhjes së bordit, ku të pranishëm ishin edhe ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, përfaqësues të Urdhrave përkatës, përfaqësues të QKEV-së, përfaqësues të Universitetit të Mjekësisë, të FSDKSH-së etj., u vendos që:

- Profesionistët të cilët nuk kanë arritur numrin e detyrueshëm të krediteve duhet t'i nënshtrohen provimit të ricertifikimit brenda 6 muajve duke filluar nga data 15 prill.

- Të miratohet rregullorja e provimit të ricertifikimit brenda marsit 2015.

- Të hartohen programe orientuese për të gjithë profesionistët që do t'i nënshtrohen provimit brenda 15 prillit 2015.

- Të publikohet nga QKEV lista e profesionistëve që do t'i nënshtrohen provimit brenda datës 15 prill 2015.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC