sht292017
Kreditet në shëndetësi: Ndiqni një nga kurset e ECM33.al dhe përmbushni detyrimet tuaja
Ishin të shumtë mjekët, farmacistët dhe dentistët të cilët në programin e parë të certifikimit të mbyllur në vitin 2015, e lanë për në muajt e fundit plotësimin e krediteve të përcaktuara nga Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim. Sot ata janë të vetëdijshëm se pjesëmarrja në konferenca dhe seminare është domosdoshmëri jo vetëm për informim dhe përditësim, por edhe sepse lidhet direkt me vijimësinë e ushtrimit të profesionit.
Në këtë kontekst LIFE shpk, e vetmja shtëpi botuese e specializuar në fushën e shëndetësisë, vë në dispozicion platformën online me kurse të realizuara enkas për mjekë, farmacistë dhe dentistë. Këtyre profesionistëve iu jepet mundësia që pavarësisht vendndodhjes dhe angazhimeve të tyre, të ndjekin programe të Edukimit në Vazhdim në gjuhën shqipe, kundrejt një numri të caktuar kreditesh. Kurset janë realizuar nga specialistë ndërkombëtarë të disiplinave përkatëse dhe kreditet e tyre njihen nga QKEV.
Të gjitha informacionet lidhur me to, që nga numri i krediteve, çmimi, mënyra e pagesës, etj., do t'i gjeni duke klikuar në skedën e secilit kurs dhe opsionin blini kursin.
Aktualisht tre janë kurset që ECM33.al vë në dispozicion të profesionistëve:
*Për mjekët kursin "Komunikimi mjek-pacient: raporti efikas" , i cili analizon raportin mjek-pacient, dinamikat që drejtojnë marrëdhëniet, teknikat e të dëgjuarit aktiv dhe qëndrimet e duhura për t'i shpjeguar pacientëve patologjitë, duke e përshtatur sjelljen sipas kontekstit dhe bashkëbiseduesit.
*Për farmacistet ofrohet kursi "Sëmundja e Parkinsonit". Në të shpjegohen karakteristikat e përgjithshme të sëmundjes, epidemiologjia, etiologjia, patogjeneza dhe alterimet anatomo-patologjike, prezantohet aktualiteti i terapisë farmakologjike dhe jo farmakologjike, si dhe iu kushtohet vëmendje aspekteve mjeko-ligjore për këtë tipologji të sëmurësh.
*Për dentistët ofrohet kursi "Emergjenca, infeksione dhe anomali", këta do të kenë mundësi të azhornohen mbi menaxhimin e emergjencave mjekësore të zakonshme dhe atyre më të rëndësishme.
Klikoni këtu për të hyrë në platformë