Shëndetësi

kor132016

Miratohet Rregullorja e Provimit të Certifikimit për profesionistët me kredite të paplotësuara

tags: QKEV

Bordi i Edukimit të Vazhdueshëm ka miratuar disa ditë më parë Rregulloren e organizimit të Provimit të Certifikimit, i cili zhvillohet për profesionistët që nuk përmbushin numrin minimal të krediteve pas përfundimit të ciklit të certifikimit. Cikli aktual përmbyllet në 31 dhjetor 2019 dhe parashikon që deri atëherë mjekët të kenë grumbulluar 120 kredite; dentistët, farmacistët dhe ndihmës-farmacistët nga 60 kredite; ndërsa infermierët dhe mamitë 40 të tilla. Në vijim keni një përmbledhje të vendimit i cili hyn në fuqi me botimin në fletoren zyrtare.

Bordi ka sanksionuar se përjashtohen nga detyrimi i dhënies së provimit profesionistët e sektorit publik, të cilët për 2 ose më pak vjet arrijnë moshën e pensionit, si dhe ata që e marrin licencën 2 vjet para përfundimit të ciklit të certifikimit.
Për organizimin e provimit Ministria e Shëndetësisë do të miratojë për secilin specialitetit një komision të përbërë nga përfaqësues i saj, një përfaqësues i Urdhrit Profesional dhe tre akademikë. Programi orientues i provimit, i hartuar nga Universiteti i Mjekësisë në bashkëpunim me Urdhrat Profesionalë dhe shoqatat e profesionistëve do të shpallet së paku 3 muaj përpara datës së parë të provimit.

Në rastin kur numri i pjesëmarrësve në provim është më i vogël se 50, provimi do të zhvillohet me shkrim pranë Komisionit të Provimit të Certifikimit. Këtu kreu i Urdhrit të Mjekëve, z.Fatmir Brahimaj, ka propozuar që provimi të mos jetë me shkrim por me gojë në formën e një bashkëbisedimi.

Kur numri pjesëmarrësve në provim është më i madh se 50, sipas rregullores, provimi do të zhvillohet pranë Agjencisë Kombëtare të Provimeve. Por Drejtoresha e Arsimit të Lartë, znj.Linda Pustina, ka propozuar që në provimin që zhvillohet pranë AKP numri i të regjistruarve të bëhet nga 50 në 15 vetë për çdo specialitet dhe gjithashtu që provimi të jetë i njëjtë si në Komisionin e Provimit të Certifikimit.
Për regjistrimin, profesionisti duhet të dorëzojë pranë QKEV një kërkesë me shkrim për t'u regjistruar në provim bashkë me një fotokopje të kartës së identitetit, të lejes së ushtrimit të profesionit dhe faturën e pagesës. Pagesa për provimin e certifikimit do të jetë e njëjtë me atë të provimit të shtetit.

Vlerësimi i pjesëmarrësve në provim kryhet në mënyrë automatike nga sistemi kompjuterik. Provimi cilësohet i kryer me sukses nëse profesionisti ka marrë 50% ose më shumë të pikëve. Rezultati përfundimtar i shfaqet pjesëmarrësit në monitor në momentin e përfundimit të testit ndërsa shpallja e rezultateve bëhet sipas numrit të lejes së ushtrimit të profesionit dhe jo sipas emrit. Profesionistët pjesëmarrës në provim kanë të drejtë ta përsëritin provimin e certifikimit në një kohë të dytë jo më shumë se 5 herë. Nëse nuk bien dakord me rezultatin, ata mund të dorëzojnë ankesën pranë Ministrisë së Shëndetësisë brenda 30 ditëve nga shpallja e rezultatit dhe marrin përgjigje po brenda 30 ditëve. Klikoni për të lexuar vendimin.

 

Burimi: QKEV


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC