Shëndetësi

mar62015

Farmacistët të cilët nuk do të futen në provimin e ricertifikimit

Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim ka publikuar listën e re me emrat e mjekëve, farmacistëve dhe stomatologëve të cilët kanë plotësuar numrin e krediteve sipas programit të ricertifikimit. Janë rreth 7000 mjekë, farmacistë, dentistë të cilët i kanë plotësuar kreditet e kërkuara. Ndërkohë QKEV është duke përpunuar ende dokumentacionin e dorëzuar nga këta profesionistë. Çdo kush që gjen emrin në këtë listë do të thotë se nuk ka asnjë detyrim kundrejt licencës e për pasojë nuk rrezikon vendin e punës. Sipas shifrave të bëra publike ditë më parë nga QKEV janë gjithsej 606 farmacistë të cilët punojnë në sektorin publik dhe atë jo publik të cilët nuk kanë përmbushur detyrimet për grumbullimin e krediteve. Rreth 6% e farmacistëve kanë grumbulluar 0 kredite e për pasojë nga data 16 prill nuk do ta ushtrojnë më këtë profesion. Për të rifituar të drejtën e ushtrimit të profesionit ata duhet t'i nënshtrohen një provimi brenda gjashtë muajve duke filluara nga data 15 prill. Në listën e mëposhtme gjenden emrat e mjekëve, farmacistëve dhe stomatologëve të cilët kanë përmbushur detyrimet e QKEV-së.

Klikoni këtu për të pare listën e profesionistëve që kanë kryer detyrimin, e përditësuar më 4 mars. 

                                                                         

                                                                             Përgatiti: Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC