Shëndetësi

mar212015

Dita Botërore e Sindromës Down: Integrimi social në fokus

Shënohet sot Dita Botërore e Personave me Sindromën Down, event i njohur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe i shënuar për herë të parë nga Shoqata Amerikane e Sindromës Down në vitin 2006. Zgjedhja e datës 21/3 nuk është rastësi: Sindroma Down e njohur edhe si Trisomia 21 karakterizohet nga prania e një kromozomi më shumë, tre në vend të dy kromozoneve (marsi muaji i tretë i vitit), dhe 21 pikërisht sepse ky është numri i çiftit kromozonik i pranishëm brenda qelizave që karakterizojnë këtë mutacion. Emri i sindromës e ka origjinën nga mjeku anglez John Langdon Down, i cili e përshkroi për herë të parë atë në vitin 1866, por vetëm në vitin 1959 u arrit të identifikohej anomalia qelizore në kromozonin 21.

Tema e edicionit të këtij viti është "Integrim dhe mundësi të njëjta zgjedhjeje", me në fokus të drejtën për të zgjedhur dhe për të qenë autonomë, shumë shpesh e parespektuar jo vetëm për personat me Trisominë 21, por edhe për kategori të tjera që vuajnë nga aftësitë e kufizuara intelektuale dhe/ose marrëdhëniore me të tjerët.

Pavarësisht progreseve të arritura përgjatë viteve, mbeten të shumta paragjykimet, stereotipet dhe pengesat me të cilat personat me këtë çrregullim përballen çdo ditë, ndërsa pranimi social mbetet ende një mirazh. Të rriturit me sindromën Down që ia dalin të përfundojnë shkollën kanë vështirësi të mëdha me integrimin në jetën në komunitet dhe, edhe më pak mundësi për të qenë pjesë e një ambienti profesional.

Ende sot nuk ekziston një kurë për shërimin e këtij çrregullimi, por personat e prekur mund të kenë një jetë të gjatë nëse mbahen nën një trajtim të kujdesshëm shëndetësor për sëmundjet që shoqërojnë këtë sindromë.

E ndërkohë që statistikat në nivel global tregojnë se 1 në 700 foshnja lindin me sindromën Down, në Shqipëri nuk ka ende të dhëna zyrtare (mediat shkruajnë për 1.700 fëmijë të prekur). Ajo që dihet me siguri është se ka mangësi të ndjeshme në ofrimin e ndihmës dhe shërbimeve për këta persona që të dalin nga izolimi dhe të bëhen pjesë e jetës sociale të vendit. Sensibilizimi dhe organizimi i aktiviteteve në një ditë të vetme të vitit nuk mjafton.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC