Shëndetësi

pri102015

Rregullore e re për tregtimin e barnave në shërbimin farmaceutik

Me vendim të Këshillit të Ministrave është miratuar një rregullore e re në bazë të së cilës do të funksionojë tregtimi i barnave në shërbimin farmaceutik. Në mbledhjen e datës 8 prill drafti i propozuar nga Ministria e Shëndetësisë në lidhje me këto ndryshime ka marrë miratimin e qeverisë.

Faramcist33.al u interesua në Ministrinë e Shëndetësisë në lidhje me ndryshimet që janë bërë në rregullore, pasi në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave nuk jepen detaje, por në Ministrinë e linjës thonë se rregullorja e re do të bëhet publike sapo ajo të botohet në fletoren zyrtare.

Në rregulloren e re, në bazë të të cilës do të funksionojë shërbimi farmaceutik shqiptar, mësohet se janë bërë ndryshime në bazë dhe të disa propozimeve të bëra nga Agjencia Kombëtare e Barnave.

Më poshtë vendimi:

Me vend Qeveria ka miratuar MIRATIMIN E RREGULLORES PËR DHËNIEN E AUTORIZIMIT TË TREGTIMIT TË BARNAVE E TË KLASIFIKIMIT TË TYRE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 11, pika 5, e 12, pika 3, të ligjit nr.105/2014, "Për barnat dhe shërbimin farmaceutik", me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave 

 V E N D O S I:

Miratimin e rregullores për dhënien e autorizimit të tregtimit të barnave e të  klasifikimit të tyre në Republikën e Shqipërisë, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".

Përgatiti: Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC