Shëndetësi

maj62015

I konfiskohen barnat me vlerë 150 mijë euro subjektit që i transportonte jashtë standardeve të paracaktuara

tags: AKBPM


Një trajler me targa rumune është bllokuar nga policia, pasi të premten e kaluar u kap në flagrance teksa transportonte në kushte të papërshtatshme barna të një kompanie që operon në tregun farmaceutik shqiptar. Policia gjyqësore në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, në vijim të bllokimit në autostradën Tiranë-Durrës, po heton për shkelje të tjera të mundshme.

Në pamjet vizive të siguruara nga mediat vihet re një numër i konsiderueshëm kutish me barna, të cilat shkarkoheshin në mes të rrugës nga trajleri duke cenuar kështu sigurinë dhe cilësinë e tyre. Më pas ato ngarkoheshin nëpër furgonët e subjektit farmaceutik, ndaj të cilit burime nga AKBPM thonë se është vendosur një gjobë prej 200.000 lekësh si dhe janë konfiskuar të gjitha barnat e transportuara, të cilat kapin një vlerë prej 150 mijë eurosh.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC