Shëndetësi

maj222015

Ja se ç'do të përmbajë testimi i ricertifikimit për farmacistët

tags: QKEV

Fakulteti i Farmacisë në bashkëpunim me Urdhrin e Farmacistëve kanë përgatitur programin e provimit të ricertifikimit për farmacistët që nuk kanë përmbushur 100 kreditet e detyrueshme gjatë 5 viteve të kaluara. Bazuar në nenin 3, pika 5 të Rregullores për Organizimin e Provimit të Ricertifikimit si dhe në udhëzimet e fundit të Bordit të Ricertifikimit dhe Akreditimit, farmacistët ashtu si dhe profesionistët e tjerë me kredite të paplotësuara duhet të kalojnë këtë provim në mënyrë që të vazhdojnë të ushtrojnë profesionin e tyre. QKEV bën me dije se "çdo profesionist që duhet të kryejë provimin ka përgjegjësinë që të interesohet pranë Agjencisë Kombëtare të Provimeve për procedurat e regjistrimit, datat e provimit dhe gjithçka tjetër që lidhet me kryerjen e provimit".

Në rregulloren e provimit thuhet se programi orientues shpallet të paktën 3 muaj para datës së provimit, kjo do të thotë se farmacistët do ta japin atë duke filluar nga gjysma e dytë e muajit gusht e në vazhdim.

Ndërkaq për regjistrimin në provim, profesionistët duhet të paraqesin pranë AKP-së një kërkesë me shkrim, bashkëngjitur së cilës duhet të kenë edhe një fotokopje të kartës së identitetit, të lejes së ushtrimit të profesionit dhe faturën e pagesës së provimit.

Provimi do të konsiderohet i marrë me sukses vetëm nëse profesionisti merr të paktën 50% të pikëve maksimale. Në rast se nuk është i kënaqur me pikët e marra në provim, ai mund të paraqesë ankimimin me shkrim pranë AKP-së 5 ditët e para nga shpallja e rezultatit. 

Download Center gjeni programin orientues për provimin e farmacistëve.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC