Shëndetësi

maj192015

Shkarkohet kreu i Agjencisë Kombëtare të Barnave, Zhani Levani. Në krye të agjencisë Onejda Ymeraj

tags: AKBPM

Është shkarkuar një ditë më parë nga posti i drejtorit të Agjencisë së Kontrollit të Barnave,  Zhani Levani, i cili ishte emëruar në këtë post me ndërrimin e administratës në shtator të vitit 2013. Por pa mbushur ende 2 vjet në krye të kësaj agjencie të rëndësishme që kontrollon funksionimin e rregullave të lojës në tregun farmaceutik papritur dhe në një kohë aspak të përshtatshme kur vendi po shkon drejt zgjedhjeve elektorale, ka ardhur shkarkimi i tij.
Burime zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë  konfirmojnë largimin e zotit Levani dhe emërimin në krye të kësaj agjencie të zj. Onejda Ymeraj,  e cila që prej një viti ishte e punësuar pranë ''Spitalit Amerikan"  në Tiranë.
Burime të pakonfirmuara thonë se ky zëvendësim është bërë për arsye politike, për shkak të aleancës së mazhorancës me Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, që drejtohet nga Shpëtim Idrizi, por kjo mbetet për t'u konfirmuar.
Ende nuk janë bërë më dije zyrtarisht  arsyet e kësaj  lëvizjeje. Farmacist33.al do të publikojë informacione të detajuara  sapo ato të publikohen zyrtarisht.

Përgatiti: Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC